“E brishta”-Eqerem Canaj


Poezi

Ajo fletez gjethi e arte,

furtunes sherrane fergellon,

e brishta vajze drejtimin humbur,

pyllit te bishave perfytur,

rruget e jetes duke kerkuar:

ne sy rrezelline nje perde drite.

Pergjate shetitores se heshtur,

lehin, kuisin, ngerdheshin qente,

te cilet i dhelin bute urtaket,

qe s’shohin dot pertej kapistre:

as gjethet e verdha,

as qytetaret e brishta.

Furtuna fryne e shfryne,

gjethet, kafshuar arratia,

dikur rrezuar me rrapellime,

nga ku, nje kembe njeriu i shtyp:

gjaku i gjethit sperkat rruget,

pertype lot e gjak e brishta.

Mjegulla, rrezuar perdhe,

i ftohti te qeth e te rruan,

gjesendet ne smogun e universit,

urtaket me bishtlitarin shkurtuar:

me kot lehin qente e zese, te verdhe,

e brishta pushtuar ka toke e qiell.

________________________

” Ne kujtim te Liridones, bijes kosovare, vrare nga dora makabre e kohes.

dhjetor, 2023.