E di pse dielli lumturon me ty?…Evis Kotte


Evis Kotte

Rrahjet e zemrës të ndjekin nga pas,

një lumturi që nuk përshkruhet me fjalë!

I buzëqesh diellit kur të ngroh kraharorin,

dhe rrezet rrëzëllitëse zemrës lodrojnë…

Sot ndjen lumturi dhe dielli ngroh më shumë,

ndjen qetësi kur rrezet e tij lodrojnë!

Dielli çdo ditë është aty kur ngrohtësia mungon,

Kur njeriu-njeriut rrahje zemre nuk i fal dot!

E di pse dielli lumturon me ty?

Sepse thellë në zemrën tënde ai perëndon.

Perëndon bashkë me ditët e këqija,

dhe zemrës do t’i flasë mes shenjave të kohës!…