E dua këtë tokë-Ymrije Beqiri


Ia kam frikën vdekjes…

e prap do vdes,

do vdes shumë herë …

S’e pranoj vdekjen.

Prap do ringjallëm .

Po, po, do ringjallem

t’a shikoj me syt e mi

të lulëzuar këtë vend

e pastaj le te vdes

le te vdes…!

E në vdeksha!

në varrin tim më varrosni

në atë varr që me lopatë vet e kam hapur

në tokën time

E dua këtë tokë…

Kujdes Ju lutem…!

Mos ma mbyllni njërin sy

dhe në varr një hapësirë më lini

të shoh dritë

të shoh vendin tim të lulëzuar

e popullin tim pa vuajtje,

shpëtuar nga marrëzia,

shpëtuar nga ulkonjat që duan ta shqynë

Nga armikët e padukshëm

nga viruset …

Mos harroni J’u lutem

më lini hapsirë të shoh vendin tim

këtë tokë që kaq shumë e dua

Ta shohë ndryshe…

Të lulëzuar!

Nga perendia bekuar!.