Marigo Pazio”Zonja e flamurëve”-Nexhat Nallbati


MARIGO PAZIO( POÇI) lindi në fshatin Hoçisht të zonës së Devollit rrethi Korçë më 2 Shkurt të vitit 1882. Në vitin 1904 në moshën 22 vjeçare u vendos në Vlorë.

Marigoja ishte bija e Pakistan Poçit dhe e Menja Ballistit me origjinë nga Voskopoja.Aji kishte dy motra njëra quhej Urani Poçi dhe tjetra Angjeliqi Poçi.U martua me Jovan Pozion nga Hoçishti i Devollit. Nga martesa e saj lindi tri vajza: Evridhiqin, Fereniqin dhe Lirinë.

Gjatë kohës së qëndrimit të saj në Vlorë,pas vitit 1904 Marigoja u dallua për një punë të palodhur në krijimin dhe formimin e ndërgjegjes kombëtare dhe të ndjenjës së patriotizmit e të Atdhedashurisë duke e mbështetur punën e saj më tepër në shkollat shqipe të asaj kohë.

Marigoja ishte antare e klubit”Labëria” dhe një aktiviste e gjallë e këtij klubi.Me punën dhe aktivitetin e saj kontribuoi realisht në ngritjen dhe funksionimin e orkestrës së këtij klubi.

Në vitin 1914 organizoi punën për ngritjen e shoqërisë së parë të grave në qytetin e Vlorës,të cilën e riorganizoi në vitin 1921 duke e emërtuar “Shpresa kombëtare”. Me inisjativën dhe kontributin e saj shoqëria nxorri gazetën e parë me të njëjtin emër.

Marigoja ishte mjaft e talentuar.Ajo shkruante dhe botonte mjaft poezi për tem të ndryshme të patriotizmit,heroizmit etj.Një prej tyre ishte poezia dedikuar patriotit Avni Rustemi me titull:”Ti vrapove porsi plumbi” etj.

Pavarsisht mendimeve dhe diskutimeve të ndryshme lidhur me rolin e Marigo Pazios në përgatitjen e Flamurit të parë kombëtar,që u ngrit në Vlorë nga Ismail Bej Qemali më 28 Nëntor 1912 Marigosë i atribuohet merita kryesore e qëndisjes së atij Flamuri.

Qëndisjen e flamujve me zhgabën dy krenore ajo e vijoi dhe më pas duke merituar me të drejtë emrin dhe nderin tashmë të njohur nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë si

” ZONJA E FLAMURËVE”

Marigoja vuante nga tuberkulozi,një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme në atë kohë.Përveç kësaj ajo në vitet e fundit të jetës humbi dhe shikimin.

MARIGO PAZIO ndroi jetë në Tiranë më 23 Gusht të vitit 1932.

MARIGO PAZIO megjithë aktivitetin e madh patriotik që pati, në jetën e saj nuk u trajtua asnjëherë ashtu siç e meritonte.Asaj nuk i’a dhanë as statusin e veteranit të luftës si shumë e shumë të tjerë midis tyre edhe dikujt që se ka merituar.

Mendova të hedh shkurt këto mendime sot në ditën e 111 vjetorit të shpalljes së pavarsisë të shtetit shqiptar, që ka hyrë në histori dhe që populli ynë,i madh dhe i vogël me të drejtë e quan këtë ditë si festën e Flamurit.🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Ku një kontribut të veçantë ka dhënë edhe patriotja e shquar dhe e palodhur me origjinë nga Devolli MARIGO PAZIO POÇI.

RESPEKT DHE MIRËNJOHJE TË THELLË PËR

KONTRIBUTIN DHE VEPRËN E SAJ TË LAVDISHME.

27 Nëntor 2023

GËZUAR KËTË DITË TË LAVDISHME TË

HISTORISË TONË KOMBËTARE E CILA BËN

KRENAR ÇDO SHQIPTAR DHE SHQIPTARE.