E kisha të pa mundur-Vilson Mersinllari


Sot të shkruaja e kisha të pa mundur

në kokë,në mëndje asnjë ide nuk kisha

mëngjez gjumi më zinte dhe”pa tundur”

i plogët,i këputur në tërë trupin isha.

U ngrita me ngadalë,anës detit dola

koha e bukur,po thuaj si në pranverë

me mëndjen time si ”harbut”u solla

ç’dreqin ke qe rri,mbyllur këtë herë.?

Rrezet e diellit mbi ujë,sytë më verbonin

kur në kaltërsinë e detit,binin përmbi të

shikoja dallgët lehtë,lehtë,kur valëzonin

bukuria e ktyre dallgëve pa mënd më le.

Një pejsazh që të manhit,i bukur,i rrallë

të shikosh gjithë gjirin e detit,ananemban

këtë mund ta gjesh,vetëm në ndonjë përrallë

por dhe në Karaburun,Sazan dhe Pasha-Liman.