E prita majin…Panajot Boli


Poezi Nga Panajot Boli

E prita majin…

Bëlbëzoj maj….
Lulet më përqafojnë

Bëlbëzoj lule…
Më shfaqesh ti.

Sa shumë e prita majin..
Të çmenden lulet çamaroke
Në buzëqeshjen tende të ndrojtur

Sa shumë e prita majin…
Nga komodina ai të nxjerr aromat
T’i hedh gushes tende pellumbore.

Sa shumë e prita majin ..
Të vjel ai një kokërr qershie
Të shuaj etjen buzëve të tua të epshura

Sa shumë prita majin
Të të xhelozoj ai me burbuqet e trendafilit
Gjinjtë e tu të bardha që nuk përmbahen

Sa shumë e prita majin
T’u thotë ai thellëzave të më këndojnë
Një seranatë dashurie herët në mengjes

MALLI BUZËQESH I HUTUAR

Brofi buzëqeshja në dritarën e klasës
Vuri kokën në xham dielli për të parë
Nxitoi në derrasë Ina e vogël të shkruaj
-Mesues, sa shumë malli na ka marrë.

Muret ndriten si vellot e bardha të nusës
Endrrat po vizatojnë në to nxënësit e mi
Vetem Noeli i hutuar në bangën e fundit
Qendron i heshtur dhe më kundron në sy

S’di në ç’pranverë hyra..cicerimë zogjsh
Në ç’livadhe me lule e flutra jam gdhirë
Albani trazovaxhi me sy lutës me thotë
Mesues,e di ,të merzita,tani u bëra i mirë

Nuk ikën nga dritarja dhe i bukuri diell
E marrin në tavolina e tyre si mik i ftuar
S’përmbahet Silvi me vizatimin në duar
-Mesues,shiko fluturën që kam pikturauar

Malli i malluar,
Buzëqesh e buzëqesh….i hutuar
U KËRRUS SHUMË MALI I FSHATIT TIM

Kolla e zë malin e fshatit tim
Çibukun e shkund me inat
Si nxehej dikur
Edhe gjyshi im i ngratë

E prapë e ndez me masat e strall
I hedh duhan të sertë
Me nikotinë të helmojë dhimbjen
E malli shterp mbestë

E thith i etur e duhani prush kercet
Fjollat ikin me renë prapa shpatit
Si tymosnin dikur furrat e bukës
Që ndiznin ,të mirat ,gratë e fshatit

Sytë kapsallit mali im i mënduar
E në shtjegullat e turbullta të duhanit
Pertej, .. pertej sheh një urë
Qabeja..modernia, me stamp të evropianit.

Mëndon si ta thotë fjalën nizam
Me djemtë, edhe vajzat, pertej urës së paanë
Shtohen rrudhat e fshatit kur biern këmbanat
Zvarritet lutja në kishë si hije dhe ofshan

Mali pi duhan i mënduar
Sytë nuk ia ndan rrugës së shkretë
Ndofta duken një ditë djemtë e fshatit
E ngjiten si krushqit ngadalë përpjetë

Prapë e zë kolla malin e mplakur
Me nikotinë të hidhur dhimbjen e helmon
E shoqeron edhe kolla e thatë e xha Nasit
Dhe pas zërit të gjelit, heshtja sundon

Mali u kërrus shumë
Sa shumë u mplak
Nga dhimbja e pritjes
Po thinjet pak nga pak