Eduart Veli-Ku shkoi dashuria për njerinë ?!


KU SHKOI DASHURIA PËR NJERINË ?!

Askush s’të flet më për njerinë,kjo situatë mua më frikson,
Çdo ditë,sa hapim sytë e deri sa flemë,vetëm
fjalën para dëgjon!
Mëngjeseve,kur rrufisin kafenë,vetëm për para bisedojnë,
Madje dhe kur shkojnë në tualet,vetëm për para
mendojnë!

Paraja është bërë kryefjalë,në autobuz,në kafe
në rrugë,në internet,
Sa përmëndet fjala” para”,humbet filli i bisedës
e ndihesh në siklet.
“Para”gumëzhin në radio,në çdo televizion fjala
“para”buçet,
Për para flasin priftërinjtë në kisha,nga minarja
e xhamisë, hoxha “para”thërret!

Në dasma si lumë hidhet paraja në valle,si deti
kur kërcehet Napoloni,
S’qan më njeri në vdekje,qajnë me oiii për para,
u harrua fare zakoni,
Na e sterrosi fare zemrën paraja,e shpirtin na e
bëri zeher,
Po harrojmë të urojmë njëri tjetrin,veç helm po nxjerrim nga goja..edhe vrer!

Po dashuria,ku shkoi,ku shkoi vallë ajo ndjenjë,
që ndër kohëra hepoi?
Dashuria për njerinë,mos vallë shkretëtirave të planetit emigroi?
Si çmendur vrapoj hapësirash planetare,më zë
të fuqishëm thërras,
Mallkuar sheikë, faraonë,mbretër,ju o lugetër,të
marrosur pas parasë!

Thërras me dhëmbje, thërras me sa kam fuqi dhe nuk ndaloj,
Së jam njeri si ju, se i dua njerëzit,se pa dashuri
nuk mund të jetoj,
E bukur është jeta,kur zemrën e ke plot,e ëmbël
është në çdo stinë,
Mos e kërko deri në fund të botës ,brënda vetes e ke dashurinë për njerinë