DASHURI E PAMUNDUR, MOJ HËNË…
Në mesnatë u putha me Hënën si i marrë,
askush s’ka provuar puthje të zjarrtë Hëne.
Mos ik, rri me mua, fliste Hëna duke qarë…
Do iki, i thashë, s’mund të të dua moj qëne!
Puthja jote Hënë,nuk e di pse s’më shijoi,
por të gjithën s’mundem të të pushtoj.
Dielli na pa i zemëruar, një letër më shkroi:
Nëse e puth prapë Hënën do të përvëloj…!
Do vij me ty në Tokë,fliste me ngashërim,
më puth të lutem parreshtur i dashur përsëri.
Do më lësh mua në qiell të vetme në trishtim?
A shkatërrohet Bota, e pyeta, për një dashuri?
Martohu me Diellin Hënë,ai për ty përvëlon,
se ka miliarda vjet,që të dashuron si marrë,
lotët si llavë vullkani ti a nuk ia shikon…?
Diellin moj e bukur, s’e shoh dot duke qarë…!
Ftoni si dasmorë të gjithë yjet e galaktikës,
vallja e dasmës të luhet hapësirës qiellore…
Dasma juaj të dryshojnë dhe ligjet e Fizikës,
Dielli pret fjalën tënde moj bukuri hënore…!
Nuk foli Hëna lozonjare e dasma s’u bë kurrë,
Hëna s’u bë nuse,nuk veshi të bekuarin fustan,
Dielli djeg kostumet,s’u bë dot dhëndërr e burrë.!
Toka i bekon të dy,veçse s’ju bën dot derman…
Në Tokë më zbrti Afërdita,po agonte mëngjesi,
në breg të detit më priste vasha ime si një Zanë,
u puthëm ne si të çmendur, dashuria na ndezi,
Hëna na shihte me zili se xhelozet veç zili kanë…!
