ME PUNË E DJERSË,”BLIHET” FATI !
Të rritet me fat fëmija,uronin dikur.
Shëndet,por dhe fat,akoma urojnë.
Por,njeriu i mirë,jeton dhe mbi gur.
Përse,ne njerëzit këtë e harrojmë?!
S’më eci jeta,shumë njerëz thonë!
Fati me mua o mik,i zi fare mbeti.
Për ca të tjerë ,është bërë ballonë.
Por se dinë,sa shkronja ka alfabeti!
Vrapojnë,shtien në fall,në fallxhorë.
Qajnë,për palo fatin,që mbeti zeher.
Të gjithë…,dielli,qielli,retë janë fajtorë.
Fatit të tyre,tju hedhë pakëz ..sheqer!
Përse,mor njeri,s’ecën ky dreq fati?
Qahen,mallkojnë,flenë gjumë,si ariu.
Pijnë uiski e shkumbëzojnë,nga inati.
Shajnë,pse në arë të tyre,nuk bie shiu!
Në tavolinat e bareve,qeshin e qajnë.
Me gromsimat,që ju dalin prej rakisë.
Të gjithë,me emër e mbiemër i shajnë!
Ti mban me hatër,i ankohen Perëndisë!
Duhet shumë punë ,ju thotë Perëndia!
Pa duhet dhe djersë,ballin tu zbukurojë.
Në shpirt e zemër,tju pulsojë dashuria.
Atëherë,edhe fati juaj ,do tju ndryshojë!
Gjithkujt,kjo jetë .,vetëm një herë i vjen!
Çdo ditë,në kalanë jetë,vendos një gurë.
I lumtur është ai,që çelësin e jetës gjen.
Këtu,e në tjetrën jetë,s’do harrohet kurrë!