Të ka munguar ajo buzeqeshje,
kur stinet ndrohen,
me vehten
vjen një ditë, troket ne shpirt
nje ze i embel, sa te cudit…!!
Takon njeriun e dëshiruar
dimrin e ftohtë me borë
ta kthen në pranverë..
Jeta të duket vërtet e bukur
Mos u bëj namusqare…!!
Kujtoju… je bijë e kesaj toke,
ke lindur Shqiptare..
*****************************
Dimri stina me e ftohte e vitit,
shpejt ka filluar
me borën hedhur si pelerinë ..
Tek ju pranvera sapo ka trokitur
me sy e vështroj, vëndit larguar
me një lule çelur nuk vjen..
Jemi diferent në kohë
harqe meridianë në hapësirë
Dimrin mbi krye, duam ta largojmë
kur shikojmë reze dielli, në sy të tjerë..
Dëbora filloj të bjerë, flokë flokë
si vello nusërie, mbulon
fusha dhe male..
Çarçaf i bardhë, tokës i qëndron
koha për fukaranë, nuk mendon
që ka brenga dhe halle..
Se të gjithë njerzit, në udhën jetë
nuk janë njëlloj,
sa shumë ditëve, ndryshojnë
me njëri tjetrin,
kur dy fytyra, posedojnë…
Si kameleon me ngjyra, na çfaqen,
stinëve te vitit në vazhdim
Shikoje vehten, o shpirti im
ngelesh një zemër e dashur
tu them natën e mirë..
Dimri lëngon në pragu
nuk do të ikë,
kur jeta bëhet e vështirë..!?
Shikoj zogjtë nëpër pemë
grumbuj, në bashkësi qëndrojnë
me zërin e tyre, si një kortezh,
sa ëmbël cicërojnë…
Pse mos jemi dhe ne, mike e shokë
njëri tjetrin ta ndihmojmë
sa herë kemi nevojë…
Por çiremi a broçkollitim
sa sytë, duam tu nxjerrim..
ti lëmë në errësirë..të mos shikojnë..
Ah, moj mike… sa herë më kupton
Kur shkruaj një varg,
asnjëri nuk dua të lëndoj
Një realitet i hidhur, bëhet shkak
poeti i pa faj, ngelet pasoj’..
Me vargun e lirë, përcjell mesazhe
Egoja jonë, si shejtani në bark
nuk na le, të veprojmë
Të duam apo respektojmë,
për vlerat që posedojnë, të tjerët..
E kuqja ngjyra e gjakut
ngelet ndër deje e paster,
tek shpirti ynë mbijeton…
O vëllezër e motra botës mbarë
Paqe apo mirëkuptim
Duam vllazërim e bashkim,
degësh të një trungu, në vite po kërkojmë..!?
Pse të zihemi, të ngelemi te përçare
Si njerzit shpirt liq dhe genjeshtare
kur dhe bota keq po mendon…
Larg, sa larg kerkon të na mbajë..
Mos harroni, asnjëherë
kudo të jemi, mbetemi Shqiptarë..
Gjaku i Arbrit, den baba den
Legjenda e se vertetes
Gjuha me e vjeter e botes
Një Komb i vetem një Atdhe..
