Eja-Mimoza Maria Ajdhoni


Mimoza Maria Ajdhoni

Eja, të pret vetmia e heshtjes time,

të presin pikat e lotit që kthehen në shi,

netët e gjata që mbushin shtratboshësinë time,

misteret e epshit që ulërijnë kur mungon ti.

Eja, padurimi im lyen natën me ngjyra zjarri,

të pret udhëkryqi ku kam ngelur djersëmbuluar,

agonia e vetmbetjes të së nesërmes,

segmenti i jetës që kohën ka ndaluar.

Eja, që të ndalësh psherëtimat e shpirtit,

me prekjet e tua, çdo qelizë të drithërosh,

dallgët e dëshirave të prekin qiellin tim,

vetëm duke ardhur, çelësin e lumturisë mos harrosh.

( Shkëputur nga libri im ” Labirint “,poezi, SH.B.MUZGU, Tirane 2023)

Mund të jetë një imazh i 1 person

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 461

Të gjitha reagimet:

20Ti, Blerta Basha, Elham Pasha dhe 17 të tjerë