Kur drita e syve…Vilson Mersinllari


———————

Kur drita e syve të më shuhet

flaka e shpirtit të më përvëlojë

kur ndjenjat e mija të mos ruhen

do shikoj trupin si do reagojë.

Atëherë si një njeri”i pa vlerë”

do ulem në një qoshe dhe do mendoj

do mundohem unë,pothuajse shpesh herë

që veten time,çdo ditë ta kontrolloj.

A do jem unë,në gjëndje përsëri

lapsin dhe bllokun të marr në dorë

për të shkruar prapë vargje e poezi

apo do mbetem ashtu,një njeri i gjorë ?

Nuk e di vallë,nuk di çfarë të them

si pyetje naive më duket kjo tani

por sëbashku pranë jush do të jem

për të shkruar prapë të bukurën.poezi.