E L E N I F O T A Q I
ËNDRRA DINAKE( ΠΟΝΗΡΑ ΟΝΕΙΡΑ)
Asnjë borxh e detyrim s’kisha Urime dashurie për ty nuk shpreha
Era merr petalet e trëndafilave
Dhe papritur përsëri i risjell era.
Nga këto duar do jesh lagur
Me puthjet dhe të penduarat hëna
Për sa mungon e s’ je në t’ardhur
Të dy në gjumin tënd do hyjmë brenda.
Ëndrra të ujrave, ëndrra dinakërish..
S’ harroj, jo, kujtesa s’ më ka lënë
Feksitnim ne nga njëra dorë tek tjetra
Etja kur sytë e mi i kishte zënë
Desha të ta vë tek zemra.
Në zgjim sytë lotë do të qesin
Do laj kokën me ta të shtoj nurin
Si nga anët dhe nga mesi
Do hyj për të t’i lenë brenda gjumit.
Ëndrra të ujrave, ëndrra dinakërish..
Ti do të vishesh nga këto duar
Tri herë natën do të t’ ofroj ftesë
Kur do shtiresh sikur nuk je zgjuar
Në gjumin tënd do hyj të pikoj vesë.
