Elisabeta Gockaj:S’ka stine që ta gënjej


Elisabeta Gockaj

S’ka stine qe ta gënjej

Me ka mare malli te këndoj

Fushave te blerte me bar

Aty ku lulezonja zgjohet

Lare nga vesa e kristaltë.

Sapo Dielli te derdh rrezet

Sapo dita te agoi

S’do kërkoja salltanete

A mejkap te me freskoji .

Përmbi ball hijen balluket

Te ma derdhin si dikur

Paçka se rrudhat e strukur

Tregojnë vitet nen lëkurë.

Zemra ndjek te njëjtin rritem

Pulson gjak te kuqe flak

Neper vena neper inde

Ne me te voglin kapilar .

Aty janë ditët e mija

Dhimbja malli dhe me tej

Dashuria qe s’njeh moshe

E s’ka stine qe ta gënjej .

Qesh e qaj e s’kam te ngopur

Ne këtë pllaje te blertë

S’me trembin rrudhat e moshës

Veç kjo zemër ne s’ka ndjenjë.