Elvira Zeneli:Anija fantazmë


Elvira Zeneli

ANIJA FANTAZMË

Hapuni,

Mos ma zini rrugën

Mua të parrugës!

Endem kuturu mbi oqean,

Pa busull,

Rrugët më kanë humbur!

Shoh vetëm fare të kuq

E asnjë dritë ankorimi

Diku në ndonjë liman!

… S’e di nëse ndonjë ditë

Do ta gjej kapitenin tim

Që të ankorohem diku!

Diku në ndonjë ishull

Ku ta hedh spirancën

Derisa ajo të ndryshket…!