Elvira Zeneli:Jeta


Elvira Zeneli

JETA

Si mund të themi se është jeta

Mos është letër e bardhë

Apo një dashuri e rrallë

Që kurrë nuk kthehet më

Ndoshta jeta mund të jetë

Edhe tokë pa ujë

Edhe det pa valë

Pranverë pa lule

Eh jeta mund të jetë

Pa frymën time

Pa ëndrrën që sërish të shoh

Pa sytë e tu që më bëjnë me lotë

Jeta mund të jetë

Edhe pa zotin tim

Pa dashurinë e tij

Ajo nuk është jetë

Veç ëndërr e trishtë

Që s’dua ta shoh më.