Teuta Shaqiraj:Reflektime personale


Reflektime personale
Duke lexuar një ” poezi ” mallkimi e sharje.
Thjeshtësisht të dashur miq e mike krijuese se (pamvarsisht se realiteteti i Shqipërisë është i vështirë ) poeti poetja, shpirti i tij i bukur poetik e artistik, ka edhe për mision të ngjallë shpresën , ti paraprijë së bukurës ,të ardhmes.
Mendoj që për të shprehur dukuritë negative të shoqërisë poeti ka mjete të tjera poetike , e në këtë e teksa po shkruaj më vjen ndërmend poete i nderuar
Ymer Ymer Nurka ku ndëshkon më satirën dhe ironinë e vargut këto dukuri.
Kur lexon poezitë e tij të vjen për të qeshur por edhe të trishtojne në të njëjtën kohë . Mund të përmend gjithashtu edhe mikun Ismail Xhaferi .
Ka dhe shumë të tjerë që e bëjnë këtë me një gjuhë poetike duke fshikulluar të keqen .
Dihet fjala ,gjuha ndërton e bashkon por dhe ndan e përvëlon.
Lexojmë shpesh që poezia është hyjnore pra zbret nga lart.
E pra hyjnorja nuk prodhon vargje sharje e mallkimi .
Nuk mendoni qe ne si shqiptarë zemerohemi një çikë shpejt e shkojme drej në mallkime per njëri tjetrin, për qeverine e me radhë . Po kur një artist prodhon vargje mallkimi, me vjen keq ta theksoj, por për mua nuk eshte poezi
por është thjesht nje shkrim gazete te rëndomtë që edhe aty mendoj ska vënd..
Cdo popull ka qeverine qe e meriton
..
Mallkimi sjell negativitet sjell urrejtje në dy palët ,kush e bën urrejtjen dhe kujt i drejtohet.
Nuk sjell pozitivitet as çlirim të mendjes por ndrydhje e mpirje të energjive krijuese.

dav