Emigrant:Nga Brixhilda Dede


EMIGRANT

Brixhilda Dede

( Tregim)

Borën e përqafoi fëmijë,

Ishte disa muajshe kur gjyshja e nxirrte zhveshur duke e lënë nga pak ç’ do ditë mbi dëborë.

Nëna, shqetësohej mos ftohej e sëmurej.

E kundërta ndodhi, kishte fituar imunitet.

Ishte rritur tanimë, shkonte në klasën e parë fillore. Vishej më hollë nga të gjithë fëmijët.Shallin e dorashkat nuk i mbante dukej se i rrëndonin mbi trup. Asnjë grip nuk e mposhtte..( trembet prej teje e largohet, i thoshte babai)

Shpesh, pëshpëriste me vete,

Ah, moj gjyshe ç’ më bëre,

Jam e vetmja në klasë pa asnjë mungesë në regjistër.

Elkithra dhe skitë ndërtuar me mjeshtëri e dashuri nga dora e babait ishin dhurata më e bukur e fëmijërisë së saj.

Në qytet binte borë, shumë borë. Rrugët e tatëpjeta ktheheshin në lojëra argëtimi.

Faqet ju skuqnin si molla. Luanin me orë të tëra.E qeshura dëgjohej qiellit si tingëllimë a këmbim kambanash të largëta.

Bora ju hynte ngado, në xhepa, në këpucë.Vraponin e pinin me shije ujë mali të ftohtë, vërshuar pa rrjeshtur nga një grykë alumini.( Çezma e Papallambros quhej)

Shkundeshin mirë para se të hynin në shtëpitë një katëshe ku buçiste zaireja, biseda e zjarri.

Lanin duart, ndëronin rrobat, hanin me shijë byrekët e pjekur në saç, mollët e pjekura në furrën e sobës tran të ëmbël, të thartë, apo petka të hapura nga duart e nënës.

Mangalli prej bakri mbushej me prush, mëngjezeve herët, udhëtonte dyqaneve të mishit e bulmetit.

Të ëmbla kaluan vitet fëmijnore.

Ishte ritur tanimë, martuar. Jetonte larg, në mërgim.

Ndryshimi i klimës, thatësia ngjante si të kishte ndrydhur zemrat.

Pas vitesh ra bora e parë shtruar për së mbari.

Banorët aty ishin të pa praktikuar nga ky fenomen natyror.

Në qytetin e saj, hidhnin kripë apo hi për të shkrirë bora e mos shkarë.

Ndërsa këtu nuk ndodhte kështu.

Atë ditë u çua herët në mëngjes për të bërë pazarin. Më pas do të shkonte në punë.

Në të dyja duart mbante nga katër çanta me ushqime, nxituar për të arritur në orë.

Një zonje me llastikën( markuçin) në dorë kishte bërë që asfalti të krijonte një cipë të hollë të padukshme e tepër të rrezikshme, i bëri me shenjë të kalonte aty e jo mes borës.

Kaluan gjashtë vetë në rradhë e të gjashtë u shoqëruan me abulancë për thyerje kocke.

Lotët shkonin breshër.

Jo, nuk kishte dhimbje.

Dhimja e saj ishin fëmijët dhe detyrimet.

Nga do të dilnin pagaset mujore?!

Kush do ti përgjigjej?!

Pa një pa dy, kishte arritur në punë. Filloi të punonte me njërën dorë, punë, shtëpi pa pasur asnjë ndihmë.

Por, dora nga një muaj në allçi shkoi në tre muaj pasi nuk ngjitej prej lëvizjeve.

Nuk arriti të buzëqeshte me heqjen e gazave.

Një dhimbje e fortë i kapi krahun tjetër të mbilodhur nga peshat. Drejtuar tek mjeku atë mbrëmje të ftohtë me lotët në sy, kishte bërë kortizon në shpatull e marrë recetën me hapje e ushtrime gjimnastikore.

Shpejt kishte erdhur në vete e kërkuar lejë prej punës, për të shoqëruar një miken e saj në spital pas një operacioni, ku qëndroi për dy javë fjetur netëve mbi një karige të vjetër.

Gjatë dy javëve ishte bërë e njohur dhe e dashur në gjithë spitalin si të ishte Sarah Gray në Royal Adelaide( modele dhe mjekja më e dashur në botë)

Kështu i lindi dëshira për të punuar në spital megjithëse nuk kishte diplomë për apoklistiki( shoqëruese e të sëmurëve)

Kishin kaluar pesë vjet, shkëlqente në profesionin e mësuar praktikisht.

Kërkesat rriteshin ç’ do ditë.

Arriti të bënte një emër. Punuar natë e ditë.Ushqimin e merte me vete.

Kishte harruar familjen.

Kishte harruar se në spital paskësh dhe personel tjetër, kohë të pa punë.

Kështu, një ditë u ndesh e kallzuar për ushtrim profesioni pa diplome.

Kjo e detyroi të largohej prej atij vedi pune që aq shumë e deshi. Të nesërmen u paraqit dhënë intervistë për shkollën në të cilën kishte studiuar në Shqipëri.

Nuk kishte dieni se njihej diploma apo kishte të njëjtat vlera si në vëndin e saj.Vende pune kishte, por ishte me vonesë. Për këtë profil kërkohej mosha 35 vjeçe, kufiri.

Fati qeshte me të.

Diploma e saj mbetur vetëm në kornizë. Ashtu, siç i thoshin disa miq.

Tashmë, me dashje apo jo i ishte përkushtuar një drejtimi tjetër.

Kishte dhënë disa provime për të ushtruar të drejtën e punësimit tek të sëmurët me probleme psiqike.

Ç’ do ditë një përpjekje për të filluar nga e para,..

Këtu, bora nuk e deshi, por as dielli nuk e ngrohte njëlloj.

Miket e saj të afërta ishin bërë lodhja, ankthi, pagjumësia.

Një mall si pushtim shpirti e detyroi të binte në dashuri me detin e të shihte përtej tij.

Një mall e beri të flasë me vete netve me yje e tu përcjellë të afërmve atë që i ndiente zemra.

Sot, është një det.

Një yll pa identitet, pikënisje.

Akoma beson në një ëndërr të vjetër.

Lënë gjurmët vjeshtës së dytë.