Emy Dhiamandi:Më jepni vetëm një minutë


Me jepni vetëm një minute
heshtje…

Heshtje te lagura me dhimbje
jete.

Nga ato te thellat,

qe flasin mijëra gjuhe.

Heshtje, qe rrjedhin neper sy,

te etura për te njëjtën fjale.

Heshtje, qe enden ne kraharor

te thithin te njëjtën fryme.

Heshtje, qe fshihen mbas kofshëve

te lagura me arome vjeshte.

Heshtje, qe kthejnë mallëngjimet

ne lote me ngjyre pasioni.

Heshtje, qe ngelen varur

ne buzët me te njëjtën shije.

Heshtje, qe janë protagoniste

dhe antagoniste ne simbioze.

Me dedikoni vetëm një minute
heshtje,

te përmbys universet

nga një përqafim jete…