Petro Sota:Ç’farë duhet të bëjë, që të më duash ti?


——————————-

Ku ti gjej motivet, mike e bukur si perri,?

Kanë ikur si fluturat, larg kanë shkuar,

Ç’duhet të bëjë, që të më duash dhe ti,?

Më thuaj atë fjalë, në se je e dashuruar.!

Që je e dashuruar, këtë s’ma fsheh dot,

Se e shoh tek buza, që të dridhet kur flet,

Dhe tek gjiri që të hidhet, i mbushur plot,

Ndoshta, ashtu si unë dhe ti atë e pret.

Se vajzat janë si mjelma, që vallëzojnë,

Në balada me shpatat, si Shota e Nora,

Vërtetë janë të ndrojtura kur dashurojnë,

Por të ndezin zjarr, sa mund të shkrij bora.

Eh, motivet janë si vajzat, që s’kapen dot,

Dhe mendimet mi trazojnë shpesh herë,

Por unë, prandaj ty, nuk të harroj dot,

Edhe pse dëbora, ka filluar që të bjerë,

Se këto ditë, i ftohti më i egër ka arritur,

Porsi jetimët në rrugë, tkurrur ditët janë,

Fryn era e ftohtë, si një grua e lajthitur,

Kur fërshëllen në rrugë, fytyrën ta than.

Ah, ai zëri i jot, boshllëkun tim e mbush,

I ëmbël vjen tek unë, më tërheq për dore,

Ndërsa mbrëmja, vjen e zbehtë si vejushë,

Dhe hedh si lule të bardha, cifla dëbore.

Sa dëshirë sonte, që të kisha pranë këtu,

Të vraponin si dikur, në dëborë përsëri,

Por ti atë fjalë, s’ma ke thënë gjithashtu,

Ç’farë duhet të bëjë, që të më duash ti.?