Enigmat…Donike Rrethej


Mbrenda shpirtit tem kam hapsina pa kufij,

toka qi si kam shkelë ,thjesht kaloj afër.

Unë banore e paligjshme ndjeku hapat e mij,

qi m’çojnë kët çast n’qiejt ma t’largët.

Aty ,thellë n’zemër kam mij melodi….

kangë t’pashkrueme ,nuk kisha kurajë.

Thjesht kur ditët e mija jan mjegullnaj e shi,

i kndoj nën za , t’strehueme i mbajë.

N’sytë qi kanjiher m’mbushen n’gjyra t’trishta,

e presin me lot – shiu mbi tok me vërshue.

Aty m’shehu ndjenjat ma t’pastra ,ma t’brishta,

qi ju jap personave t’jetës teme ,qi due.

N’gjoksin tem qi strehohen ndjenjat ma t’pastra,

si ortek i mallit lshohen melodi.

Mbrenda shpirtit klm tokë t’pamatna ,

e n’zemrën teme mij ( Enigma ),kët tesh e di.

Autore:

Donike Rrethej .

Ripostim.

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 135

Të gjitha reagimet:

10Enver Cakaj, Qerim Bajrami dhe 8 të tjerë