Poezi
Kollitet deti nates se vonuar,
shpirtra endrrash vrare diku,
klitha e zogut natar naten step
nga te ndryshkura kujtimesh poeti:
kollitet deti, kollitet keq,
bregun e gjelber dallga godet
thurime skeletesh te bardhe levizin
me thirma lebetitjesh ne ngutje,
kur ti kerkon arsyen e mosarsyes
te ures se lumit te kalter qe gjak:
lumi qe kruan dhembet ne lirishte,
me mirazhin dhembekeq te historise
vrapit e ne kafen skajit te qytetit,
ku gjerbin pijetaret dehur ne tym,
asnjeri s’denjoi, kund une te ulesha,
pshertia levizi kryet kah Qyteti Luleve:
atehere te pakuptuaren e mesova,
gjetja e fundit… duhej te shkoja.
