Petro Sota:Malli për ty më paska përvëluar


Petro Sota

Kohë e zymtë e dielli s’ka dal
Ca re të zeza, po vijnë përreth,
Po vështroja qiellin mengadalë,
Por shpirti u drodh, si një gjeth.

Ç’farë mu kujtua, kështu sot,?
Ç’farë mu kujtua, kështu vallë,?
Se shpirti, më qe mbushur plot,
Qe mbushur shpirti, plot mall.

Po pse sot, mu kujtove ti, ?
Ç’kujtime më erdhën pranë,?
Ndërsa qielli, duket krejt i zi,
Pikat e shiut, mengadalë ranë.

Çuditshëm, mendimet po vinin,
Dhe më trokisnin lehtë në ball,
Ashtu si pikat i shiut kur binin,
Më zgjonin tek unë, një mall.

Një mall të veçantë me shi,
Nën ombrellë dikur po rrinim,
Dhe s’po i ndjenim as unë as ti,
Aty, pikat e shiut, kur po binin.

Dorën tënde mbi timen ndjeva,
Dhe ombrellën s’po e mbaja dot,
Nga dëshira për ty u rrëmbeva,
Kur pashë pika shiu, në sy si lot.

Eh,,,sy më të bukur s’kisha parë,
Me ca pikat shiu, përmbi qerpik,
Binin mengadalë tek buza e tharë,
Ti më thoshte:- rri dhe pak, mos ik.

Pse po më kujtohet ajo ditë si tani,?
Ajo ditë e vrënjtur, në ngjyrë plumb,
Por dhe në mendime kishte pak shi,
E pak frikë për ty, se mund të humb.

Ku ta gjej forcën, kohën ta ndryshoj,?
Dhe retë ti shpërndaj, të dal qielli blu,
Se malli për ty, zemrën ma pushtoi,
Për buzën tharë dhe për sytë e tu.

Dhe prandaj, ky mëngjez me shi,
I trishtuar e me një diell të mbuluar,
Por dhe kjo, s’mund të jetë një çudi,
Që malli për ty, më paska përvëluar.

About Post Author