Erdhe Ti…Zyba Hysa


ERDHE TI…
Ti erdhe sic vijnë hyjtë e qiellit,
Dërguar prej Perëndie,
Për t’i dhënë shkëlqim diellit,
Mbuluar prej reshë mërzie,
Errësuar nga mungesa jote e gjatë…
Sivjet pranvera të zakonëshmen shpërfilli,
Ajo s’priti të vinte si cdoherë në mars…
Pranverë u shnërrua dimri!
Ishte dhjetor… Krishtëlindje…
S’di, në Krishtëlindje, iku,
Apo u ngjall Krishti?
Një gjë e di me siguri;
Këtë Krishtlindje,
Erdhe Ti!