Beteja e Femrës
Hijëzime hijesh poshtë
dy globëve të mëdhinj
vizionar të ndryshimit,
instiktin si busullë orentimi.
Betejat e Femrës
përball lakurëqësisë së jetës
Ku buzëqeshja e brishtësia
s’ka kandar.
Ftohtësinë e luftëtarit
mbart si mburoj,
Ku jeta gudulis\shpon
shpirtin e saj.
Mbi dallgët e jetës
Femra mbyllë sytë,shikon brenda saj
Kërkon lirinë si zogjtë
në fluturim.
Nuk pyet…
Si…
Çfarë…
Pse…?
Vepron për lumturi
gjendet në breg,ku era e godet
për t’i ndryshuar drejtim…
Nuk ndalet,nuk trembet,as nuk hesht..!
Ecën ngadal,duke mbrritur large
duke parë
botën në sy!