Evisës, mbesës sime…Suzana Rama


Ndodhi që kjo e lume datë,

më bëri bashkë dy gëzime,

e para ishte ardhja jote në jetë,

dhe tjetra datë e dasmës sime.

Më kujtohet si të ketë ndodhur sot,

n’atë ditë ti lodroje shënd e verë,

edhe të donin nuk tëlargonin dot,

na lini rehat thoshe se ne festojmë.

Madje unë kujtoj edhe një moment,

kur motrën e vogël nxore nga dhoma,

të fola kur Ergysa qante me dënesë,

ndërsa më thoshe festa është jona.

Kemi qeshur shumë unë e dasmorët,

disa të puthen fort dhe të ngritën lart,

ndërsa unë përkëdhelja lehtë në prehër,

qaramanen e vogël e të ëmbël mjaltë.

Evis, e bukura, e mënëura, o shpirt,

jeta vazhdoi, si ujë na kaluan ditët,

dashuria juaj mua më jepte dritë,

më mungojnë ato çaste, ju u rritet.

Ardhja jote mbesa ime e shtrenjtë,

me nje titull tjeter ti më pagëzove,

më bëre teze, të thirra princeshë,

hyre brënda shpirtit, më lumturove.

Ti sot feston se është ditëlindja jote,

dhe të uroj jetë të gjatë plot shëndet,

dashurinë time ndër vite e meritove,

të dëshiroj që të bëhesh njëqind vjeç.