Falje i kërkoj vetes-Arze Hasanaj


Falje i kërkoj zemrës time shumë,

që e ndava në copa e thërrime.

E lëndova me forcën e shpirtit,

i shkaktova më të madhen dhimbje.

Falje ju kërkoj dy syve të mi të bukur,

që derdhen lot nga thellësi e zemrës.

Rrugës nëpër faqe trokitën aq vrullshëm ,

nuk mund ti ndaloja se e humba shpresen

Falje i kërkoj edhe buzëqeshjes se ëmbël,

se në thellësi i futa shumë dhimbje.

Gazin buzëqeshjen e largova larg,

mbolla në çdo skaj lotë e merzitje.

Falje i kërkoj shumë vetes time,

e ka me të drejtë edhe nëse s’më fal.

Ndoshta dhimbje të tilla nuk ju shkaktoj më,

por për këto dhimbje të ma bëni hallall.

Falje i kërkoj shumë vetes time,

e ka me të drejtë edhe nëse s’më fal.

Ndoshta dhimbje të tilla nuk ju shkaktoj më,

por për këto dhimbje të ma bëni hallall.