Familja – mishërimi i dashurisë zgjidhja e vetme dhe shembellim&ngjasimi më i madh-Viktor Pojani


Viktor Pojani

Familja – misherimi i dashurise, zgjidhja e vetme dhe shembellim&ngjasimi me i madh

Kuptohet, behet fjale per familjen me standardet qe percaktoi Zoti, kur tha: “Njeriu do te braktise babane dhe nenen e tij dhe do te bashkohet me gruan e tij” (Zan.2:24); “..te dy nuk jane me dy, por nje mish i vetem.” (Mar.10:8); “Nuk do te shkelesh besnikerine bashkeshortore. … Do te nderosh atin tend dhe nenen tende..”

(Ekso.20:12,14)

Pra nje familje qe ka shtylle kurrizore dashurine mes gjithe pjesetareve te saj, per shkak te lidhjeve gjinore dhe biologjike. Sepse dhe Perendia eshte, mbi te gjitha, Dashuri!

Pse ishte zgjidhja e vetme? Sepse, fill mbas mekatit te pare, “Adami e njohu Even, gruan e tij, e cila u ngjiz..” (Zan.4:1) Dhe mbas qindra vjetesh renieje ne honin e mekatit, apostull Pali do te shkruante: ” Per shkak te kurverimit, le te kete secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet.. qe mos ju tundoje Satani per shkak te mungeses se vetkontrollit tuaj.” (1Korin.7:2-5)

Sepse vetem dashuria i jep dimensionin njerezor dhe moral aktit seksual; vetem ne dashuri njeriu i largohet instiktit seksual, qe e perngjason me kafshet, per t’iu afruar pamekatesise se Fillimit, kur Perendia e krijoi me shume dashuri, sipas shembellim&ngjasimit me Veten.

Njeriu, ne raport me Perendine, s’eshte tjeter veç nje krijese e Tij. Por kur behet prind, ai ka statusin me te larte njerezor – ate te krijeses qe krijon! Keshtu prinderit (baba&nene) jane àtë&àmë per bijte e tyre, te cilet, deri sa rriten, e kane prindin si Perendi, te vetmin Zot, pa e ditur sa jetike eshte per ‘ta kujdesi dhe dashuria e prindit.

Kurse Perendia eshte Àtë per te gjithe njerezit qe i besojne Atij!

Prindi nuk e kursen as jeten per birin e vet…

Kurse Perendia e flijoi edhe Birin e Tij te vetemlindur, qe t’i jape jete te perjeteshme krijeses se Vet!

Prindi do edukimin e birit te vet, por edhe mund ta çedukoje nga padija (ndonjehere edhe nga dashuria e pakufizuar dhe e pakontrolluar)

Perendia eshte I Pagabueshmi, sepse eshte I Gjithedituri.

Prindi eshte gjithmone i drejte me ne, por mund te na denoje edhe nga nje gjykim i gabuar.

Perendia eshte me I Drejti Gjykates….

Prindi na ndeshkon, madje ndonjehere edhe kur kerkojme falje.

Perendia eshte i rrepte, por sepse na do; ” Une te gjithe ata qe i dua, i qortoj dhe i ndeshkoj, prandaj ji i zellshem dhe pendohu.” (Zbul.3:19)

Prindi na do ne kete bote me shume se kushdo tjeter! Kur ia thyejme zemren, dashuria per ne edhe mund t’i mpaket, por veç perkohesisht, sepse gjithmone ajo kthehet, triumfon mbi çdo te keqe.

Dashuria e Zotit Perendi per ne eshte e pakrahasueshme, e pandryshueshme, e pashtershme, e pafundme – perderi sa ‘Ai do qe te gjithe te shpetohemi’!

Sepse Perendia, sa ka Dashuri, Drejtesi, Miresi aq ka edhe Durim! “…durimi i Zotit tone eshte ne sherbim te shpetimit.” (2Pjet.3:15)

Prindin e humbasim nje dite; shpejt a vone ai largohet nga kjo jete. Gjithsesi, mbetet i pazevendesueshem, i paperseritshem; eshte nj ë – i vetmi zot i jetes sone ne mish, pra me i ngjashmi me Perendine, qe eshte Nje, i Vetmi Zot- I Perhershmi ne kete dhe ate jete!

Prindin nuk e zgjedhim ne kete jete, ndaj dhe nuk duhet ta gjykojme.

Njelloj edhe Perendine; por Ai na zgjedh ne, qe kur lindim! Ndaj dhe jemi shume te paafte per ta gjykuar dhe teper driteshkurter, kur e mohojme Atë, sepse jemi krijesa te Tij, sepse te gjithe fillimisht lindim nga nje bark nene dhe ‘Femijet jane dhurate e Zotit. Me ‘ta Ai shperblen te tijte.’