Arben Velo
Ky shi i pangjizur
pi psherëtimën time,
U deh me padurimin tënd
për të qënë aroma e këtij dimri.
Turbullohem, nën gjurmët e tua.
Bëhem currila
e tëndes fëshfërimë
Nga unë, në tokë
Ti- shiu-psherëtimë…