Fehri Qerimi-poet i dëshmuar në letrat shqipe-Nga :Isak Ahmeti


Nga :Isak Ahmeti

   

I.Në fillim

Këto ditë jam marrë, përveç tjerash, edhe me leximin dhe rileximin e tri veprave poetike të Fehri Qerimit ,poet ky tashmë i dëshmuar,edhe sipas vlerësimit të Ramadan Musliut, me konsistencën e konceptit të tij krijues:kërkim i figurës , eksplorim i gjuhës  dhe dendlsim të shprehjes  deri në krijimin e gjendjeve aktive  poetike , cilësi të cilat ka arritur vazhdimisht , me shumë finesë ,  t’i ngrisë  artistukisht dhe estetikisht  për një shkallë më të lartë.

Ky poet , ish nxënës i im, i dalluar , tashmë edhe koleg dhe profësor  i përkushtuar në procesin edukativo-arsimor  , me tri veprat e tij poetike , të cilat m’i ka dhuruar me dedikim të veçantë,(për çka e falënderoj publikisht  nga zemra!), është bërë i njohur në letrat shqipe  sidomos me konsistencën e konceptit të tij krijues…

II.Pak shënime nga jetëshkrimi

Fehri Qerimi  është i lindyr  më 1960 në Tërpezën e Hysen Tërpezes , Komuna e Vitisë.Ka kryer Degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe  në Fakultetin  Filozofik , Univeesireti i Kosovëa ,në Prishtinë.Punon si profesor i Gjuhës dhe Letërsisi Shqipe në Shkollën Ekonomike” Faik Konica”në Ferizaj.Ka qenë edhe drejtor i Drejtoratit  Komunal për arsim ku është dalluar, me përkushtimin e tij të veçantë, për ndryshimin pozitiv të arsimit dhe edukimit në Komunën e Vitisë.

Njihet si bashkëpunëtor me shumë gazeta dhe periodikun letrar.

III.VËLLIMET POETIKE 

Pas vëllimit të parë poetik :NATA E SHËN LUÇISË(“Rozafa”,2004 ,që është pritur shumë mirë edhe nga kexuesit edhe nga kritika letrare ,vjen me vëllimin e dytë poetik me titullin përmbledhës:HOLLËSI KUJTESE,”Buzuku”,2006,  të realizuar mjaft bukur artistikish dhe me një stil poetik mjaft të stabilizuar  ,gjithsesi origjinal.

Ndërkaq në vitin 2019, poeti FehrQerimi vjen me librin e tretë poetik me titull ËNDËRR PA Gjumë,  ku kemi të përfshirë një lirikë artistikisht të përkryer .

A)NATA E SHËN LUÇISË, poezi,

 

 redaktorë:Sali Bashota&Ramadan Musliu,dy poetë  të njohur në letrat shqipe.

Këtë libër autori në fjalë e ka strukturuar në gjashtë cikle:

I.KËNGA E SPRASME NË ZALLISHTË,

II.DIL RRzUGËS MËNGJESORE SHTRUAR KREJT ZHAVOR,

III.NË DORË MBAJA FRESKUN E PËRHËNSHËM,

IV.NATA E SHËN LUÇISÇË,

V.ASHT I THYER NË ASHT,

ZGJUAR SI ZYMBYLI.

Me këtë libër , autori në fjalë , ka arritur mjaft bukur të integrohet ,siç e ka vënë re me të drejtë  edhe Ramadan Musliu,,në procesin poetik aktual.Në poezinë e këtij libri ndeshim shquarjen e aspektit  poetizues të motivit ,duke riak-

tuakizuar problemin së brendshmi…

B)HYLLËSI KUJTESE , poezi,

 

libri i dytë poetik  i poetit Fehri Qerimi .

Editorë Hana&Abdullah Zeneli.Ky libër  është strukturuar në shtatë cikle :

I.RRUGA QË NDIZET ME QIRINJ,

II.NË BEZËN E BARDHË,

III.FIGURË E RE NË DIAGRAM,

IV.INTERMEXO

V.HOLLËSI KUJTESE,

VI.MYJA E ASHTIT,

VII.FAQE E RE.

Lbrit në fjalë i paraprin një Parathënie përmbajtësore  e shkruar me mjaft kompetencë nga poeti dhe studiuesi elitar, Ramadan Musliu.Këtu  autori na vjen , me shumë finesë ,me një botë poetike të individualizuar ,me një botë  me parashenjat e veta identifikuese( Paeathënie ,fq.5).Është ky një libër i rrallë ,që duhet lexuar dhe rilexuar për ta kuptusr dhe  shijuar  bukurinë  e fjalës poetike.

C.ËNDËRR PA GJUMË,c

 

editorë:Hana&Abdullah Zeneli,ndërsa përgatitur për shtyp nga Marigonë Kelmendi. Ky libër , të cilit i parapein shkrimi analitik dhe përmbajtësor me titull:POETIZIMI I ANKTHIT POETIK,  i Ramadan Musliut,¹ është strukturuar në pesë cikle siç.vijon:

I.TEJPËRTEJ ASHTIT,

II.HIDHËSI ME ZË,

III.QARKU I HESHTJES,

IV.HIJE NJERIU,

V.FUNDI I MISTERIT.

Libri hapet me poezinë programatike :

NJERIU LETËR

————————

E di se njeriu letër

ka frikën nga uji i liqenit

nga sëmundje e varfërisë

si brymë e vjeshtës çmendet

ngrin shpresën vajin

zhduket në valë lumit të tharë

thonë e ke mësuar gjuhën

e zemrës  që s’i flet

Edhe me këtë libër ,të tretin me radhë , poeti ka dëshmuar, bukur dhe fuqishëm, konsistencën e konceptit të vet krijues: kërkimi i figurës ,eksplorimi i gjuhës dhe dendësim të shprehjes  deri në krijimin e gjendjeve aktive poetike ,cilësi të cilat i ka ngritur vazhdimisht në shkallën më të lartë artistike.Poezia e këtij poeti sikur përjeton një rigjenerim të vazhdueshëm të brendshëm ,  saqë duket se nga libri në libër  është konstante si gjuhë poetike  ,si perceptim ,por edhe si formësim figurativ i idesë , por edhe i  obsesioneve  që e preokupojnë në mënyë permanente

 autorin(Ranadan Musliu,fq.6). 

Poezia e këtij libri ,siç e ka vërejtur Ramadan Musliu,duke qenë se i përmbahet një këndi të vrojtimit  autorial ,  rishtas dëshmon se e ka formuar konceptin krijues,

i cili dëshmohet si përmes kërkimit  të figurës  që lidhet me ekspresionin po ende edhe me eksplorimin e gjuhës dhe dendësimin e saj përmes analgamimit  me nocione  deri në krijimin e gjendjeve poetike  ekspresive ,në pajtim me vetë natyrën perceptuese.Kështu dhe në këtë mënyrë poeti ka krijuar identitetin e vet duke ruajtur origjinalitetin e fillimit të markuar në dy librat e mëparshëm.