Femër moj hyjnesh-Ferit Toma


Bukuria e disa femrave

Është si vesa e mëngjesit

E bukur kur më zgjon këndezi

E mjegullt kur ngrihet qylmezi.

Në mëngjes del si lule

I bie Dielli e përvëlon

Kthehet në kokë ulur

Në zemër diçka i vlon.

Je qenie që të bekoi zoti

Të bukur të brishtë

Qëndro si dikur nga moti

Pranë zemrës tek i zoti.

Nuk ka lule më të bukur se ti

Kur i përkushohesh familjes

Ti je dritë balli në sy

Veç për fatin që të trokiti ty.

Gjithë të tjerët vijnë e venë

Sa të prishin ty folenë.

Kthehen prapë në fole t’vet

Fatin tënd e përqesh.