Atje lartë në
Maje të bjeshkës,
Loton plaku,
Nënëlokja loton e flet
Vet me veti,
Mjeret na se
Çka na gjeti?
Fëmijet na iken,
Mbetëm vetëm!
Po pse derdhem
Açë shumë gjak,
Për liri e për vatan,
Jetë më të mirë e dinitet,
Jo më lënë atdheun shkret,
Pa rini e ardhmeri..
Vetëm më plaka e pleqë!?
Lotojnë bjeshkët,
Na thërrasin malet,
Mendoni pak..
Ju o djem e vajza,
Kosovën e bekuar,
Mos e lëni në duar,
Të hajnave…
Qendroni n’ atdhe
Për hirë të lapidarve,
Dhe sakrificave për
Liri e pavarëesi,
Të shumë brezave.
Ah migrim, migrim i zi
Pse na i more vajzat,
E djemtë e rinjë dhe
Na le më mallë e lot në sy?!
