Fqinja ime e çuditshme-Dy skica nga Panajot  Boli


Nga Panajot  Boli

-skica-

Fqinja ime e çuditshme

E shoqeroja për në ambjentet e radios. Duke ngjitur shkallët, diplomati grek ndaloi një çast. Hodhi sytë nga dy flamujt, atë evropiane dhe shqiptare. Pastaj soditi për pak atë fushë të kuqe me shqiponjen në mes. Një buzeqeshje enigmatike iu shfaq në fytyrë. Diçka iu kujtua. Shikimi sikur u ndriçua.Sikur u bë me i embël. Rrezatoi më shumë dashuri. Keshtu m’u duk mua.

–Unë e dua  Shqiperinë, jam mik i saj- Keshtu iu drejtua  dy kolegeve të mi.Pastaj heshti. Ndoqi me interes ambjentet. Degjonte. Rrallë jepte ndonjë sugjerim. Dhe në momentin qe do të pinin kafen, ai e ktheu përseri biseden qe nisi te shkallët.

– Nuk ua thashë ato fjalë për t’u bërë qejfin. Do t’ju  them si lindi kjo kureshtje  qe më vonë u kthye në simpati e dashuri. Babai im ishte nga Pogoni i Greqisë.  Dy hapa larg Shqiperisë. Ai më thoshte shpesh’’Shiko sa afër  e kemi Shqiperinë, por njëkohesisht, tepër larg, shumë larg. E panjohur  për ne. Sa afër i kemi shqiptarët, , jemi fqinjë, por ata s’mund të vijnë këtu të na thonë një mirëmengjes, as ne aty’’ E pyeta përse. Ai uli vetullat e syve dhe fytyra i mori një pamje pakënaqesie. Iu shmag pyetjes sime. Diçka murmuriti me vete’’Lere, lere’’ Fjalët e çuditshme të babait dhe heshtja pas asaj, me shtoi më shumë kureshtjen. I shikoja tutje ca shtëpi qe mezi dalloheshin dhe mendoja se si ishin ata njerez aty. Aq më tëpër qe babai dinte diçka dhe nuk më tregonte. Ahere isha dhjetë vjeç. Kisha një deshirë të veçantë: mblidhja fotografi të flamujve të shumë shteteve, kombeve, fotografi të veshjeve tradicionale. E kisha si hob. Më pelqente të isha një koleksionist i mirë. Dhe isha i apasionuar. Bleja çokollata dhe brenda gjeja fotografi flamujsh të shumë shteteve. Me shumë kujdes i vija në album të mirë qe me kishte blerë  e motra.Në fillim të albumit ishte Albania, se fillonte me ‘A’, pastaj Argjentina, e keshtu me radhë. Flamujt  e shumë shteteve i kisha gjetur, të Shqiperisë, jo.  Kjo më shtynte më tepër kersherinë. Perditë blija çokollata me kembëngulje  dhe më padurim për hobin qe kisha. M’u bë fiksim.  Por për fat të keq as qe më binte në dorë ajo qe kërkoja për aq kohë. Dhe është e çuditshme kurreshtja  e fëmijës. Inati im behej më i madh.-

Ndaloi për një moment,sikur donte ta kujtonte më mirë atë moment qe e gjeti atë flamur qe  e kërkonte me ngulm, dhe vazhdoi:

-Edhe pas kaq  e kaq vitesh, më vjen në mendje ai gëzim e kenaqësi qe ndjeva atë ditë. Ishte  e shtunë. Unë, siç ju thashë, nuk hiqja dorë nga ‘’semundja’‘ ime. Kisha dalë xhiro  me motrën time. Blemë nga tre çokollata secili. Dhe atë qe kërkoja me aq ngulm e gjeta te një nga çokollatat e motrës. Ndjeva sikur zbulova një diçka shumë të rendësishëm.Sikur hidhja  hapin  e parë qe të njoh fqinjët  e mi të ‘’çuditshëm’’  Atje  pashë një flamur  me një fushë te  te kuqe me një shqiponjë dykrenare në mes. Qe atehere, nga vitet e fëminisë ndjenja e çuditshme e kurreshtjes më shtoi  interesin dhe dobësinë për vendin e shqiponjave., fqinjen time të çuditshme. Dhe me fantazinë fëminore , fillova të krijoja figura të ndryshme . Në shkollë desha të mesoja diçka  më shumë. … Dhe tani jam këtu në vendin tuaj. Është konçidencë? Thojeni si të doni….

Sytë u gjallëruan dhe rrezatuan ngrohtësi..Përseri heshti pak duke na parë me ata sy të butë e të kaltër. Duke u ngritur shtoi:

-Dhe shqiptarët janë njerez punëtorë, të zgjuar dhe fisnikë..Keshtu i njoha.

……Nuk harron, diplomati Xhova të më shoqeroj mesazhet e tij  me atë simbolikën e shtrenjtë qe u bë kurioz kur ishte i vogël.

DALLËNDYSHJA  DHE  ESEJA

Ajo qe më emocionon më shumë,kur vjen pranvera,është dallëndyshja. Ndofta  ka gjera më të bukura qe mund të shijosh në këtë stinë të bukur. Por mua më është fiksuar  ky zog tepër i dashur dhe i ëmbël. Kur e degjoj cicërimën e tij , diçka më sëmbon  në zëmër. Mund të harroihem për minuta të tëra t’i ndjek kur vijnë në veranden time të ndertojnë folenë.Të palodhura me një fije në gojë verviten terë ditën. Dhe gjeja  më e bukur: kur lindin zogj të vegjel. Sa të bukur, sa të mirë, çfarë zë të brishtë qe kanë! Dhe i jap të drejtë nxënësit tim fqinj, Angjellos, kur rri me orë të tera te pellumbat  e tij  duke  i ndjekur me aq pasion e dashuri.I ushqen, i fershellën e ato mblidhen rreth tij. Ato  zbukurojnë edhe pallatet tona, edhe ne na vjen mirë dhe themi‘’Pëllumbat  e Angjellos’’ Kur isha  i vogël, te shtëpia në fshat, gjyshi im më thoshte: ’’Janë të bëkuar këta zogj’’ Unë mirrja një kapak alumini të vjetër i hidhja therrime buke, i hidhja në një konservë pak  ujë dhe ia lija  në fund të oborrit.Gjyshi më shikonte me bisht të syrit  dhe buzeqeshte në menyre enigmatike. Por një ditë në shkollë,isha klasë e tretë,  më ndodhi  diçka qe ngeli si një kujtim i hidhur. Kish lidhje  me një dallendyshe.

…Ishim në pushimin e madh. Si për dreq, atë ditë  luanim me gurë. Gjenim gurë të vegjel ,të shesta e të holla ,i hidhnim sa më lart qe ato të fërshellënin. Dhe bënim garë kush do t’i hidhte me lart. Për fatin tim të keq, kur ishte radha ime, një dallendyshe kalon  fluturimthi para nesh. Do ti ,qe guri im  e prek. Ajo bën një rrotullim të vogël dhe  bie mbi bar. M’u pre fryma. Para dy oresh kishim folur për to,dhe unë si burrë i mirë, kisha treguar si kujdesem edhe në oborrin e shtëpisë ku i ushqej. Vrapuam me shokun. Dallëndyshja mes barit të njomë na shikonte më një veshtrim të pikëlluar. Nuk bëri as me të voglen përpjekje për të levizur. Shoku e kapi me kujdes dhe vrapoi me të  te mesuesi. Mesuesi nuk më tha asgjë. Vetëm me hodhi një veshtrim qe ishte sa për dhjetë pellëmba. E çoi te dhoma  e tij qe ishte në krah të shkollës, i hodhi disa therrime, por dallendyshja as levizi. Picëronte sytë si e trembur. Kuhedi sa dhimbje kishte. Ndjeva se të gjithë më shikonin më përçmim. Nuk  e di si i shtyva ato tri orët e fundit. Ç’do të thoshja te gjyshi? Kur e pyesja :’’ Pse vijnë te shtëpia jonë  dhe ngrenë fole?’’, ai më thoshte: ‘’Se i duam. E ndjejnë edhe ata’’ Tani çfarë do t’i thoshja më ketë qe më ndodhi?  Nuk e di se sa herë atë pasdite iu luta She-Merisë ta shpetojë. Ditën tjetër vajta në shkollë   me zemër qe më dridhej. Cili ishte fati i dallëndyshes? Pashë fytyrën e mesuesit. Dukej  e çelur.  Kjo më dha shpresa. Ai nuk m’i hodhi sytë fare. Pa nga klasa dhe tha:’’Fluturoi dallendyshja, shpëtoi. Por jini të kujdesshëm dhe t’i doni ato.’’ Kaq tha dhe mua më ndriti shpirti…

….Ky rast më ishte fiksuar në mendje dhe kur u bëra mesues, e u flisja për zogj nxënësve, ,himn do t’ngrija dallendysheve. Keshtu edhe atë ditë qe komentonim mësimin ‘’Detyrë klase’’ të Prevezit, folem gjatë për zogjtë. Nxënësit më sollën shumë raste nga përvoja  e tyre. Duke rikujtuar edhe rastin tim.  U thashë se herën tjetër se do të zhvillonim ese. Dhe u dhashë dy tema: ‘’ Idua dallendyshët’’  dhe ‘’Një mengjes i bukur pranveror’’

Eseja  rastisi javën e parë të Majit. Kishte kohë qe jashtë në oborr të shkollës cicëronin zogj. Unë dalloja shumë mirë, dallendyshet, dobësia ime.  Klasa ishte në qetësi të plotë.  I shkrova të dy temat në dërrasë dhe u thashë të zgjedhin atë qe u pelqen. Qetësi. Nxënësit kanë ulur kokat mbi letrat e bardha dhe me shikimin e tyre endërrimtar gjurmojnë me fantazinë e tyre. Ulem edhe unë dhe hap një libër.Papritur degjoj peshperitje dhe te qeshura të mbytura. Hedh një shikim të rreptë klasës, por ata kanë ngritur sytë dhe vazhdojnë të zhurmojnë. U nxeha.

-Ç’u bë? Qetësi.

Nuk degjuan. U nxeha  më shumë. Ahere Ana, mori guximin dhe duke buzeqeshur më tha:

-Erdhi, mesues.

-Kush erdhi Ana?

-Dallendyshja.

Ahere ktheva edhe unë sytë nga tavani , ku ishin drejtuar edhe sytë e nxënësve, dhe pashë një dallendyshe me pupla të shdritshme, pak e vogël,  duke fluturuar  i gëzuar. Buzeqesha. Bile na leshoi edhe një cicerimë si pershendetje. Më bëri çudi: Kaq kohë jashtë ato fluturonin e cicëronin ,por brenda në klasë s’ishin futur. Ndersa sot…. Dhe kur?  Sot qe nxënësit e mi do të shkruanin për to.

  • Thua, ta kenë ndjerë edhe ato?- pyeti Sofia.
  • Erdhi të na falemnderoj-shtoi Kosta

Dallëndyshja bëri nja dy rrotullime lart në tavan, patasj ndaloi në cepin, sipër fundit të klasës, dhe na veshtroi me kersheri e  ëmbëlsi disa çaste.  Edhe ne e shikonim. Pastaj doli nga  dritarja. U rifut dhe doli përseri.

Kishte të drejtë gjyshi im.E ndjejnë  dashurinë dallendyshët.

Nxënësit kishin ulur kokat përseri mbi fletat e bardha  e vazhdonin të shkruanin.