Fytyra e fjalës-Adelina Mina


“FYTYRA E FJALËS”

Fjala njesi e tërësi,

Vlerë e dashurisë, ëmbëlsi, butësi.

Fytyra e saj njerëzore e thjeshtë.

E dobishme në mendimin optimist.

Natyrës së saj i jemi betuar të gjithë,

Jetuar heshtur me të në gji e në shpirt.

Njeriun e krenon fjala e mirë pakufi,

Të rëndon e ashpër, e vrazhdë, të shemb si stuhi.

Fytyrë paqeje gjithmonë buzëqesh,

Dhe të prek, të lëndon kur fyesh.

Fjala ka fytyrën e pafajësisë,

Ka dhe ambicien e të nxit.

Ka ritëm të pikëlluar çuditërisht,

Të dëshpëron, lë shenjë në shpirt.

Ka dimër të rreptë shakullimë,

Si gjethe të stërthata në acarime.

Mëngjese pranverore, zgjon dobinë,

Prek arsyen në sfond të gjithësisë.

Ka fytyrën me diell të ngrohtësisë,

Vështrimin më të thellë në hapësirë.

Mbart në deje urtësinë, të bën fisnik,

Sikur fytyrës së të moshuarit buzëqeshja ndrin.

Hap flatrat fytyrë e bukur, kam besim,

Forca merr frymë lirisht.

– Adelina Mina –

 

@Tëgjitha të drejtat të rezervuara.