“Unë të dua”-Arsinoi Zengo


“Unë do të dua”

Në labirintet e zemrës të kërkova

Vrapova… vrapova mallin tërbova

Me yjet natën dashurova

Pastaj…pastaj qëndrova!

Qiejt ishin hapur si kurrë ndonjëherë

Ne kishim zhveshur ndjenjat

Kalëroje me patkonj të artë

Ne mbretër ishim atë natë!

Me mua vallzonte dashuria

Dy buzët bashkuar përgjithmonë

Unë do të dua…do të dua

E le t’më thonë e marrë grua!

Me zotin bëra paqe kët’ natë

në është dashuria mëkat i thashë

Atëherë le të vdes s’më vjen keq aspak

Unë… do ta dua më fal o At!

Në labirintet e zemrës të kërkova

Vrapova… vrapova mallin tërbova

Me yjet natën dashurova

Pastaj…pastaj qëndrova!