Gaqi Vishi:Pionier i teatrit!Nga Ilirian Ali


Gaqi Vishi Pionier i teatrit !

Nuk ishin hequr akoma dafinat nga portat e shtëpive të vlonjatëve,nuk kishte pushuar akoma hareja dhe kënga e gëzimit për plakun Ismail Qemali,që shpalli Mëvetsinë e kombit,kur familja e Spiro Vishit u duk në qafën e Koçiut dhe me një qerre zbriti në qytet.Vlora ,Aulona e vjetër emiri i së cilës ato ditë ,qe thënë e përmendur në të gjitha gjuhët e Europës u shtua dhe me një familje të re të ardhur nga Lekli .Pra familja e Spiro Vishit dhe Gaqi i vogël aktori i ardhshēm në fundin e vitit 1912 u vendosën në një lagje të vjetër të qytetit,për të siguruar një jetë më të mirë nga ajo që bënin në fshat.

Gaqi Vishi nga trupi ishte shtatvogël,me sy të picërruar,i zgjuar i shkathët.Në vitin 1918 ai vazhdoi shkollën,ku mësimet e gjuhës shqipe i merrte nga patërjoti Jani Minga i cili së bashku me gjuhën i mësonte fëmijët me ndjenjën e Patëriotizmit dhe Atdhedashurisë.Në moshë 13 vjeçare për të përballuar ekonomonë e familjes mbas vdekjes se babait fillon punë në një rrobaqepsi,megjithëse ngeli gjithëkohën nxënës, ngaqë pasjoni për të luajtur teatër,për të shikuar filmat e kohës ,nuk e lanë të bëhej zanatçi si ustai i tij.I frymëzuar nga filmat që i shikonte disa herë ai luante nêpër rrugicat e qytetit Sharlotin dhe sëbashku me Ndrek Beltojën në vitin 1932 njëri si Arap e tjetri si mbret herë herë dilnin nëpër lagjet e qytetit dhe ndiqeshin me admirim e duartrokitje nga banorët .Nuk gaboj thotë bashkëkohës dhe regjisori i grupit Shefqet Resuli,në ato vite Gaqi quhej “Sharloti i Vlorës”Me ardhjen e grupit të teatrit nga Gjirokastra dhe grupeve tē tjera nga Shkodra dhe Elbasani filloi të gjallërohej deri diku jeta artistike në qytet.Gaqi dhe shokët e tij,u organizuan dhe frekuentuan Grrupin Filodramatik të Vlorës. Në këtë perjudhë filloi një lëvizje artistike e madhe ,që bëhet më e organizuar dhe krijohen lidhjet e para me puntorët e artizanët.Kete vit u themelua grupi artistik ” Vlora” me kryetar Panajot Papingjin,sekretar nxenesin Ilia Peço dhe antar Dhimitër Rrumbullaku.Në këtë grup bënin pjesë gjithashtu nxenës të shkollës tregëtare,Nuri Arapi,Nazmi Batalli,Shyqyri Gorishti,Puntoret Tol Mato ,Toli e Stavri Rapushi,Ahmet Butja Shqfqet Resuli,Xhorxh e Fan Dema dhe Gaqi Vishi.Kuptohet asnji vajzë rrolet e tyre i luanin vet.

Ne vitin 32 te shekullit të kaluar,nëpër rrugicat e ngushta të qytetit,ku ishin të mbushura plot e përplot me tezgat e bakallëve dhe tavolinat e koperanëve ku lozin tavell dhe bixhoz tregetarë dhe efdndilerë të aparatit shtetror,një tellall nënë ritmin e trumpetës sillte një lajm të veçantë për gjithë qytetarët.Në mbrëmje në një nga hanet e qytetit,grupi teatral Vlora do të luante dramën “Fe e kombësi”nga Kristo Floqi dhe midis akteve do të luhej muzikë nga një radio e marrë me qera.Mbrapa lajmētarit djaloshi që e shoqëronte nga pas duke kënduar e kercyer,duke bêrë shaka dhe duke shitur bileta ishte Gaqi vishi i cili do të luante dhe rolin kryesor atē mbrëmje.-Gëzimi ishte i pa përmbajturë kur morēm duartrokitjet e para të rinisë Vlonjate kujton Gaqi.Kjo ishte shkëndia e parë që na bëri të hidhnim një hap me tutje për të konsoliduar grupin e teatrit ,pavarsisht nga regjimi i Zogut që na pengonte. Kështu e filloi rrugëtimin për në skenë Gaqi Vishi ku luajti gjysem shekulli.

(Shkëputur nga tema e Diplomës- 1979 )