Gezim Bega:Ktheu pëllumbesha ime


Ktheu pëllumbesha ime

Si m,u largove ti pëllumbesha ime,

vall në ndonjë pemë ka ngritur fole,

Po pres që të vish,në shtëpizën time,

T’i hap dritaren,mos jam në gjum,e fle.

Mos është e ftuar në ndonje mbrëmje,

vallëzimi për të është i vetmi një hobi,

A mos është larguar,ka kthyer mëndje.

foleja e pret krahapur me aq dashuri.

Duke ardhur nga malet fusha e dete,

besova shumë mos kthehesh shpejt,

Bubullima shkërmoq gurët në inerte,

mos trëmbet nga rrufetë lart nga qiejt.

Nëse të lodh e mira ndjen kënaqësi,

kurse nga e keqja,ke vetëm merziti,

Nëse të pyesin pse je kaq e mërzitur?

kërkoj shpresën që të më sjell mirësi.