Gezim Llojdia-Amantia,autori i “Lufta e Vlores” dhe historia e saj


Gëzim Llojdia

1.

Kodra në formë koni në Kudhës -Gërhot, c’praj këtyre viteve të fundit është bërë më e njohur,ngase edhe parku arkeologjik i dha emër,vizitorë ,investime mbi të gjitha vëmendje larg harresës ,fytyrës ilire mbi 250 vjeçare.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

2.

Autori i librit për luftën e Vlorës ,Ago Agaj me këtë jetëshkrim(1897 – 1994) kreu studimet e larta në Vjenë të Austrisë për inxhinieri Agrikulture, mori pjesë në Luften e Vlores më 1920 , punoi si mësues në Lushnjë, madje dhe në Mitrovicë. Përkrahu qeverinë e Fan Nolit më 1924. Gjatë Luftes se dyte boterore u emërua Minister i Ekonomise Bujqesore . Ai është autor i mjaft librave historikë si “Lufta e Vlorës”. Vdiq në Florida të SH.B.A.

Ago Agaj te libri i tij “Lufta e Vlorës”përshkruan historinë e zonës me emrin Amantia.

3.

A. Agaj shkruan:pandryshuar emrin e vjetër Amantia. Edhe këtu ndodhet një kala e vogël e në perëndim të Amonicës dy kilometra, në vije ajrore ndodhet fshati i Mavrovës. Edhe aty ndodhet një kala e vogël, e cila sundon dhe ruan Grykën e Shushicës dhe udhën prej Amantias, që shkonte drejt për në skelën e saj.

Pasi thamë se Ploca nuk është Amantia e vjetër, del pyetja vetvetiu se ku ndodhet ky qytet. Këtë pyetje na e zgjidh paditur dhe padashur populli vete, i cili rrëzën e fushës së Brusnjës edhe sot e quan “rrëza e qytetit”.

Fjala qytet për shume shekuj gjate sundimit turk kishte humbur fare dhe vendin e saj e kish zënë fjala turke “Kasaba”.

(Qaj kasaba ne grope,/ Q’te rri Kanina mi koke).

Kështu, që as atëherë, as edhe sot, asnjë nga fshataret rreth Fushës së Brusnjes, kur thonë “rrëza e qytetit”, nuk mendojnë se atje mund të ketë qenë një qytet i vjetër dhe i famshëm.

Këto tri kala, të Plocës, të Amonices dhe të Mavrovës përbejnë një zinxhir mbrojtës të “qytetit” në Fushe te Brusnjes, e cila ndodhet në mes dhe e ruajtur mirë nga çdo anë dhe ku duhet të ketë qenë Amantia e vjetër. Disa qindra metro larg “rrëzës së qytetit”, fare në fushe, gjenden tri pirgje, bregore të vogla dhe trajta, rendi dhe lartësia e pakët e tyre nuk lënë asnjë dyshim mbi zanafillën artificiale.

Këto janë të krijuara prej dorës së njeriut dhe jo prej natyrës dhe s’kanë se ç’të jenë veçse “tumulli” ose krijesa për ndonjë shërbim ose ceremoni fetare. Me tej, në Mavrovë gjendeshin përherë varre të vjetër e në secilin një arkë e përbërë prej gjashtë pllakash prej guri me vija të gdhendura peranash, të cilat puthiteshin me shoshoqe e përbënin një arkë të mbyllur pothuaj plotësisht. Në këto arka,përveç skeletit të të vdekurit, ndodheshin dhe poçe e shtremba të bukura në formë e me përfytyrime, kandila bake, armë dhe vegla të përdorimit të përditshëm si brisqe (thike), hurore e të tjera. Po ashtu gjendeshin në Fushë të Brusnjës, kur punonin fshatarët me parmendë arat e tyre, po lloj-lloj sende antike dhe në veri e pothuaj paralel me fortesat Plocë, Amonicë e Mavrovë ndodhen dhe dy të tjera: njëra në Gorrisht dhe tjetra në Treblovë.

Prej kësaj të fundit ka mbetur vetëm emri “kala”, por asnjë shenje nuk gjendet sipër tokës. Të dyja këto fortesa janë vendosur përgjatë rrugës,që del prej Vlorës, futet në grykë të Vllahinë, del në Gorrishtë, zbret në anë të Vjosës dhe vazhdon në anën e mëngjër të këtij lumi gjer në Tepelenë, ku ndahet më dysh: njëra degë shkon për në Gjirokastër e Janinë dhe tjetra kthehet, po anës së Vjosës e shkon ne Përmet, Leskovik, Kolonje e Maqedoni. Kjo është rruga e krijuar prej natyrës dhe e përdorur prej banorëve “që kur është zënë dynjaja”, si i themi ne, lebrit, por më vonë u bë pjesë e rrugës së madhe romake, që niste në Fiume, shkonte nëpër Dalmaci, Mal të Zi,Shkodër, Durrës, Pojan (Apolonia afër Fierit) dhe vazhdonte për në Greqi.

4.

Kur Ago Agaj: ka shkruar të plotë botimin historik “Lufta e Vlorës”, edituar në Toronto ,Kanada viti regjistronte 1966.

Ekspedita në Amantia kishin përfunduar punë 10 vjet më parë ,mirëpo të dhënat e tyre nuk janë bërë ende publike,ngase S.Anamali i publikon pas viteve ’70 rezultatet e kërkimeve disavjeçare në qytetin ilir të Amantiasë.

Ago Agaj ky erudit e shtjellon kështu kufirin ku shtrihej territori i amantisë të dhëna të cilat dalin më herët, rreth 5-6 vjet se të bëhej publik rezultati i kërkimeve në revistën shkencore :”Iliria”.A.Agaj thotë:”Ndodhja e dy fortesave të tjera në mes të atyre të Gorrishtit dhe asaj të Tepelenës në një breg të vogël në fushë të Shkozës pranë Vjosës dhe tjetra në Matohasanaj të Lopsit e pak më tej fshati Martalloz, që domethënë karakoll ose roje, le të kuptohet se kjo rrugë ka qenë jo vetëm me shumë rëndësi, por edhe shumë e kërcënuar, përndryshe nuk do te ishte ndërtuar në çdo 10 a 20 kilometra një kala.

Nuk është çudi, që ato të Gorrishtit dhe Treblovës të jenë ngrehur për të ruajtur rrugën e Bylisit për në Pllakë, skelën e tij në gjirin e Vlorës. Në kohen e Amonicës, të Bylisit dhe të Orikumit duhet të këtë qenë kultura shumë e lartë në Labërinë e Vlorës dhe popullsia shumë e dendur sipas shenjave, që duken edhe sot. Gjithsecili nga këto qytete duhet të këtë qenë shumë më i populluar nga c’është Vlora e sotme, ndryshe nuk mund të zhvillohej një art e një zanat, aq i përsosur sa të habit edhe sot. Kush ka pasur rast të shohë me sytë e tij vepra arti te krijuara në këto qytete, si dhe sasinë e mahnitshme të tyre ,do ta vërtetojë këtë mendim.

Qytete kaq të populluara dhe të kulturuara kanë pasur natyrisht dhe rrethe të gjera të populluara, të përparuara dhe prandaj kanë qenë dhe ato të detyruara të bënin një punim tokësor intensiv e me mjeshtëri dhe shenjat e kësaj pune bujqësore duken edhe sot në shumë vende.

Shohim në fshatrat e Shullerit, (fshatrat Vajze, Velçë, Ramicë, Matogjin e Bashaj, me këtë emër quhen dhe këto tri të fundit ,që origjinalisht quheshin Hasko-Gjin, Mato-Gjin e Memo-Gjin e sot thirren me emrin sllave “Smokthinë” që domethënë vend fiqsh ose fiqishte), të cilat i rreh dielli më shumë, ku janë ndryshuar brinjët e pjerrëta e shumë herë fare të pjerrëta në sheshe të dobishëm, (tarraca), e prodhimtare me anën e ledheve, që nisin në Lumë të Smokthinës dhe mbarojnë sipër, përmbi Bashaj e Matogjin. Sasia e arave të krijuara në këtë mënyrë është e panumërueshme dhe ndryshimi i lartësisë se arës pranë Lumit me ato pranë fshatrave është mbase me tepër se pesëqind metra.

Këtyre arave, të ngjitura njëra me tjetrën, u kanë sjellë dhe ujin e duhur për t’i ujitur me anë vijash, që dridhen e përdridhen sipas trajtës e lartësisë së tokës. Në Velçë nisin ledhet në Përrua të Thelle për nënfishat dhe arrijnë gjer sipër të shtëpitë e para të fshatit.

Në anën tjetër nisin në Përrua të Trubullit dhe ngjiten përpjetë njëri mbi tjetrin në një simetri e harmoni të habitshme dhe arrijnë në Rreze te Shkëmbit.

Fshati Ramicë, dikur Hasko-Gjin, është i rrethuar prej ledheve të tilla, por më të përsosurat ledhe në formë, të ndërtuara në vendet më të thyera, që nuk ta merr mendja se më sa mjeshtëri e mundim janë bërë, janë ato të fshatit Vajzë në rrugën Vlorë-Gjirokastër e pothuaj përballë Ploçës e Amonicës dhe të ndara prej këtyre nga një ose dy përrenj të thellë. Të gjitha këto ledhe ndër të gjitha fshatrat quhen sot “Vreshta”, por vreshta nuk duken gjëkundi, veçse ndonjë lartje (pjergullë) e vjetër dhe e lënë pas dore. Në të gjitha malësitë e Shqipërisë, ku toka e punuar është e pakët dhe e thyer, shihen ledhe primitive, por të mbjella anë mbanë, si psh në Skrapar, Mirditë, Nikaj Mërtur, Kurvelesh i Poshtëm dhe të tjera, po asgjëkund në formë aq të përsosur, në formë e mjeshtëri, kaq të shumta dhe kaq të lëna pas dore sot, pasi edhe me drithë mbillen rrallë e keq.

Këto ledhe të krijuara në kohën e lumturisë, natyrisht janë rrëzuar dhe rindërtuar herë pas here si ngjan edhe sot, megjithë, që s’kanë më rëndësinë ekonomike, që kishin më parë. Veç emrit “Vreshtë” asnjë fjalë, asnjë gojëdhënë nuk të kujton prodhim rrushi, verë, rakie ose rehanie, vetëm në Mavrove kam dëgjuar nga Hazbi Canua (Dautaj) këtë tregim: “Dikur lashtë, shumë lashtë, Mavrova qe rrethuar prej armikut, i që prerë uji dhe etja i mundonte shumë të rrethuarit.

Në këtë gjendje të dëshpëruar mavronjotët hapen vozat e verës, pinë vetë,u dhanë kuajvet të etur të pijnë dhe ata sa deshën vetë, u hypnë kuajve dhe sulmuan armikun. Sulmi ngjan të ketë qenë i fortë si edhe vera, sepse as kuaj as kalores nuk u ndaluan, pasi e hodhën armikun, jo vetëm përtej lumit, po edhe përtej malit dhe e ndaluan sulmin në qafë të Mazharit (Qafa e Malit përmbi Tragjas).”