Gezim Llojdia-Ca fjalë për aktoren Drita Pelingu


Gezim Llojdia
…DRITA Pelingu (Kripa )
…Drita bënte pjesë në “brezin e haruar”

Drita Pelingu(Kripa),lindi,erdhi në jetë nëpër kohë në saj të një talenti më vital ,që kaloi në një mjedis,që zhbirohet kompleks. E lindur në Vlorë,atje ku deti llapashitë dallgët,përmes talentit të vet,ajo shqipton njeriun qenien e vet në kohë dhe hapësirë duke synuar të shpalosi botën e vet,ta sqarojë dhe ta lexoj veten dhe shpirtin dhe zemrën e vet. Lindi,80 e ca vite më parë,në Vlorë dhe u shkollua,në familjen tregtare të Kripajve një familje shqiptarësh të mirë e atdhetar. Kur ka mbritur në kryeqytet thelbore ishte pastërtia, e zërit,thellësia përmes arsyes,që mund të zotohet nga pushteti i talentit. Ishte e para vajzë,që shkollohet në artin magjeps të dramës,nën këshillat e Mios. U shua në moshën 87-vjeçare.

Duke mbritur viti 1946, gjendet aktore e teatrit profesionist,ndërkohë që është në shkollën pedagogjike me studime. Kryen kursin 3 vjet,aktore-regjisore. Ka përcjellë në radio –Tirana emisione,që të impononin respekt. Posedon 120 personazhe si sintezë më e përsosur e shpirtit dhe zemrës së akumuluar si ngarkesë,që kaloi në heshtje nga regjimi,kur mediokrit preknin qiejt,gjenit zbrisnin në tokë. Përmes qenies së shtypur,Drita bënte pjesë në “brezin e haruar”,nga kritika,përmes zërit kristal dhe idealeve të qëndresës,nuk mbriti kurrë thyerja ,vinte ëndërrimi i botës së artistes,që nuk solli zhgënjim,që luftoi për hir të zilise dhe çikërrimave të vetmive dhe i dashurive dhe urrejtjeve, që ngjallte pathosi artistik i të madhes Drita Pelingu(Kripa).Hysen Pelingu,bashkëshorti i saj,ky artist i madh i skenës u bë ombrellë,për të mbrojtur artin dhe bashkëshorten nga zilit e atij arti,që zbriste nga labirintet klasore,që e ndante e mbulonte talentin,që kishte mbritur nga qyteti detar i Vlorës . 100 role në teatër dhe ndoshta më tepër janë arkivuar në fondin e artë të aktores së personazheve e të paharruara. Otello dhe Hamleti
Veçohet kompleksiteti dhe interpretimi skupluroz tek dramat e gjenive :”Mbreti Ilir”,”Otello’,”Hamleti”,”Intrigë dhe dashuri”,”Letra e humbur”,”Djali plëngprishës”,”Halili dhe Hajria”,”Tartufi””Arturo Ui”.
Naim Frashëri,artisti i popullit,bashkëkohës i Dritës në teatër,në fillesën e saj e ka koncentruar obligimin e tij,qysh në atë kohë. Thënia e tij :”Është kënaqësi të kesh partnere në skenë,Drita Pelingun”.Një vlerësim serioz nga një aktor brilant si N. Frashëri,që siç duket të impononte respekt.

BUDJA

Në botën e filmit,në titrat e tij gjendet emri i Drita Pelingut,që ka gjetur rishtazi një truall të ri,të ngrohur nga një zjarr i brendshëm,ku talenti ka mposhtur krejt ithtarët e pushtetit të kuq,që nëpër buzë,kanë dashur,s’kanë dashur kanë mërmëritur”Luan bukur”.Personazhet e saj: ”Nëna” .”Budja” .”Halla”, Mësuesja’ ,”Mukadezi”.

KËNGA E MJELLMËS
Nga ana regjisoriale ka realizuar :”Kënga e Mjellmës”,”Hijet”,”Shumë zhurmë për asgjë”,’Kush e solli Doruntinën “,Korrupsion në pallatin e drejtësisë”.Ka vënë në skenë,në teatrot e Shkupit,Vlorës etj. Drita Pelingu ka punuar për 20 vjet si pedagoge në Akademinë e Arteve. Bashkëpunëtorët e saj në teatër Mio, Stillu, Mima,Qesari. Kjo është aktorja e madhe Drita Pelingu (Kripa) e adhuruara e artdashësve shqiptar,që disponon hapësira , frymëmarrje , rezonancë dhe qëndresë nga cikërrimat e luftës klasore. Kjo është Drita,që ka pushtuar me rolet e saj,zemrat artdashëse,që regjimi i asaj kohe,dot nuk e bëri,”Artiste e Popullit”,shikuar nga ky kënd rezonimi mund të thuhet se Drita Pelingu është artiste e të gjithë shqiptarëve,është qytetare nderi e Vlorës,pavarësisht se i mungon ,ajo sajdisja zyrtare. Arti i Dritës do të jetojë gjatë,ngase jeta e aktorit e shkurtër është por arti tij jeton ,ai është futur në panteonin e kulturës,së këtij kombi artdashës. Ky është edhe nderi,që i bën arti kombëtar,veprës së Dritës .Kësaj plejade kaq të ndritur,që bëri shumë për kulturën kombëtare,por që mori pak,i shtohet edhe vlimi vullkanik i 120 personazheve të artistes magjepse Drita Pelingu (Kripa).