Gezim Llojdia:Ca fjalë për Agollin dhe përkthimi i Himnit të Amerikës latine


Gezim Llojdia
1.
Dritëro Agollin, sot mund ta quajmë poetin më të dashur për shqiptarët. I ikur nga bota jonë poeti ende rrezaton mirësinë e tij në poezitë e tij, ku spikasin ato për njeriun e thjeshtë,tokën dhe baltën. Po të analizosh me qartësi dhe shkencërisht Dritëroi ,kishte damar poeti,që edhe ky rridhte nga një damar i vjetër. Ky damar është nga bektashinjtë. Më duket se të atin e ka pasur myhib, që do të thotë grada e parë në bektashizëm. Ja vlejnë të kujtojmë se Naimi poeti ynë kombëtar, kishte gradën:”Baba Nderi i teqesë së Frashërit”.
Pra aq e madhe ishte hapësira e tij shpirtërore, saqë ajo ishte bashkuar me atë kozmike dhe kishte ndalur te veni i bektashizmës. Dhe bektashinjtë e kanë në gjak frymëzimin hyjnor poetik. Të gjithë shenjtorët kanë krijuar poezi duke filluar nga Haxhi Bektashi deri tek i fundit muhyb. Një rrënjë e hershme hyjnore ka lëvizur tek bektashinjtë .
Kjo është pasuruar dhe ka vijuar duke u trashëguar brez pas brezi. A e dini çfarë i tha Baba Alush Frashëri,ky dervish me ngritje shpirtërore imami ,Abdyl Frashërit kur ai e pyeti se çfarë do të bëhej Naimi. Si im atë Dalibi, vjershëtor. Edhe Dritëroi ka pasur një ndikim nga kjo letërsi e bukur dhe hyjnore, që prek deri në palcë zemrën njerëzore. Përndryshe nuk kishte mundësi të behej i atillë.
2.
Dikur mbaj mend në një stan çobanësh në jug më zuri stërbima. Punoja specialist dhe nuk kisha nga ti’a mbaja kur më zuri sytë një strehë me kashtë. Ishte nomeja e bagëtive, por që nuk kishte as çobanë dhe as qenët aty rrotull. Nxitova dhe hyra brenda në atë errësirë të llohës dhe strehës dhe duke u dridhur më zuri syri një libër hedhur mbi kashtën e shtruar. Ishte “Zhurma e erërave të dikurshme “, të Dritëroit.
Cili ishte ai çoban, që në ato kushte në atë strehë malore ,atje pa dritë veç ca fenerëve me vajgur, në vitet ‘88 lexonte poezitë e hershme të Agollit? Një miku im nga fshat Kuç i Vlorës më tregoi nja dy vjet më parë vizitën e poetit, në fshatin e martirëve të luftës së dytë botërore. Dritëroi shkoi në atë fshatë martirë,ditën e dëshmorëve pra në pranverën e 5 majit ‘96. Ishte koha kur dëshmorët dhe lapidarët po sulmoheshin egërsisht si shenjë e komunizmit,por ç’faj kishin dëshmorët, që kishin luftuar për atdheun dhe ishin vrarë nga armiku, që tu prisheshin varret apo tu shkatërroheshin lapidarët?
Lufta e dytë botërore ishte një ndër luftërat më të mëdha në histori, ku vendi ynë ishte pjesë e një aleance të madhe antifashiste. Se çfarë u bë pasluftë, përgjegjësia nuk bie tek të rënët në luftë,por tek ata që qeverisën vendin. Dëshmorët nuk arritën ti shikonin madje edhe çmendurit e shokëve të tyre ,që kishin luftuar nën një ideal ,se çfarë i bënë popullit të tyre .Prandaj historia për luftën duhet quajtur një kapitull i mbyllur, ata ishin dhe janë aq të nderuar për veprën e tyre karshi atdheut të tyre.
Dhe ishin në moshë të re. Pa u thuaj sot të rinjve të moshës së Qemal Stafës dhe shokëve të tij:” Shkoni e vrituni në luftë kundër armikut.
Çfarë s’do dëgjoni nga goja e tyre. Por le të kthehemi te vizita, ai shkoi atje dhe u prit si një poet i madh,një rilindës i kohëve të reja,një poet i madh .Dritëroi kërkoi të merrte një këngë labçe mes dollive por dikush o tha se i zoti i shtëpisë Astriti kishte një vaki, por ai e lejoi poetin e shquar të këndonte siç i donte zemra. Kucjotët dhe Astriti atë ngjarje e kanë të shënuar në memorien e tyre si ditë historike për fshatin martirë ku ishte mysafir edhe poeti Dritëro.
3.
Në dt 14 maj 1967,e diel , Gazetë letrare artistike:” Drita” boton në faqen 4 nga antologjia e poezisë së huaj përparimtare, poezinë:”Hymn për Amerikën Latine” nga Viktor Robles,poet argjentinas .
:”Himn për Amerikën Latine”
1.
Ngrehu Amerikë Latine
Atdhe i mjaltit të egër,
Ti e pafundmja Amerikë,
Si uria jote pafundme,që telat e kitarës përcjellin
Të dredhur nga malli e vuajtja.
Me këmbë ,Jugë e Veri!
Duhet ndershmërisht ta takojmë
Të dashuruarën erën e
lirisë,
kohën e burrave të vërtetë
Stuhinë e shpresave dhe këngëve.
Ngrehu pra në emër të lirisë!
Le të ndezin pikat e gjakut të nxehtë,
Që rrjedh në zemrat e popullit,
Si përrua i vetëm plot zulm.
Yjet e shumëpritur…
Ngrehu si pranverë ,si diell.
Fluturo ndër male e lugina
Le të turret kushtrimi yt
Në pritje të fatit të lumtur!
2.
Le të bëhet diell e dritë mbi botë.
Do bëhet!
Përtej Bolivarit e Sanmartinit.
Do bëhet!

Përtej Martit,Zapatës e Sandios!
Do bëhet!
Le të bëhen njerëzit të barabartë,
Gratë e burrat.
Le të bëhen fëmijët të lumtur.
Do bëhen !
Do bëhen!
3.
Të gjithë që duan lirinë,
Të gjithë,
të harruat e të gënjyer,
ngrehuni!
Të Amerikës latine njerëz,
Me çekanë e lopatë
Ngrehuni!
Për grushtin vendimtar
Ngrehuni!
Shokë ,kompanieros,
Ne vetë do fitojmë bukën.
dhe yjet e largët!
Me këmbë
Lumenj,male!
Ngrehu popull i milionëve!
4.

Diell prej bakri të ashpër,
Ngrohi me rreze shpresat!
Ajër,bar dhe gur,
Me këmbë,bashkë me ne!
Ngrehuni për tonën histori,
Ngrehuni për tanët të vdekur.
Le të shkojë dorë më dorë.
Kupa e verës së re
Të arrijë në lirir!
Në grykën e zjarrit e bubullimave
Turuni,valë të dëshiruara,
Turruni ,valë të fitores,
Në grykën e zjarrit e bubullimave.
5.
Thesar të tokës ngrehuni!
Vrapo në pampane,
Erë e fortë e papërkulur
E të nesërmes së dëshiruar!
Përvishi krahët ,fshatarë
Zot i vërtetë i tokës!
E shoh si stuhive të rrepta
Po lind e mahnitshme ditë.
Punës i thurim himne
Muskujt e derdhur në bronx
Le të shpërthejë në çdo zemër njeriu
Urrejtja e tmerrshme
Që fluturon shkreptimë,
Mes drizave të natës së egër!
Rithni në një vullnet të vetëm,
Fuqi të milionëve!
Rithni në marshin e përbashkët,
Hidh hapat më të fuqishëm!
Fitorja jonë do jetë!
Po rrokulliset ngado
E kaluara duke u dredhur në ethe,
Fluturon në kor shumëgjyrësh
Kushtrimi i Amerikës latine
Njerëz,ngrehuni shpejt,
Erdhi koha e heronjve!
Perkth.D.Agolli.