Luleverdha
Si një lule ngjyrë verdhoshe
Çel moj ti si një fidan.
Nëpër fushat bukuroshe
Të ndrijë sy e të ndrijë ballë.
Të marrë hire mali, fusha.
Shko, moj shko ku është lezeti.
Të të ndrijë faqja dhe gusha
Shko moj shko ku është sekreti.
Atje ku ndihet behari
Zbukuro moj një lëndinë!
O zot, sa më ka marrë malli
Të të shoh moj stinë më stinë
Çel filizi nëpër troje
Sikur prekim shkallë më shkallë
Ec ngadalë, qëndro në kroje!
Bëhu dritë e fishekzjarr.
O, sa hire kishte shkalla.
Dallgë e detit sa një mal.
Sjell behari lule të bardha.
Rëra bëhet si parajsë.
Shko pak e qëndro në male!
Se ka zogj në degë e drurë.
Se ka flutura e sorkadhe
Uji rrjedh lumë më lumë.
Atje s’duhet doktor fare
S’duhet verë e as raki.
S’ka nevojë as për një kafe
Se ka fllad e ka freski.
