Gjaku është gjak s’bëhet ujë!Donika Meta Gjura


Mirëmbrëma miq të dashur, ju dëshiroj mbrëmje të këndshme dhe një fillim jave të mbarë e të suksesshme! Miqësia ime e shtrenjtë jetojmë në këtë dreq shekulli ku çdo ditë po ndodhin çudira që në kohën tonë nuk i kishim dëgjuar kurrë. Një lëmsh i madh që s’po ja gjejmë fillin. Falë Zotit nga sytë shohim të shkruajmë, mëndja nuk n’a ka tradhëtuar, kemi edhe punë, por për t’ju shmangur frikës, ankthit gjejmë pak kohë dhe zhgaravisim nëpër shkronja! Sonte kam zgjedhur pak vargje për motrat në përgjithësi. Miq e poetë ju lutem kuptojeni thelbin e vargut pastaj komentoni. Poezia nuk ka lidhje me motrat e mia. Mesazhi është i qartë. Respekte!🙏♥️

GJAKU ËSHTË GJAK S’BËHET UJË!

~~~~~

Kthehu motër edhe nj’herë,

Mos i hyp kalit nga bishti,

Mos e bëj at’ shpirt venerë,

Sa t’do motra s’të don fisi..

S’ka rëndësi kush është fajtore,

Je ti motër apo jam unë,

Falja është e bukur hyjnore,

Gjaku është gjak s’bëhet ujë.

Kthehu pra motër mos vono,

Se s’është jeta njëmijë vjetë,

Hapi krahët më përqafo,

Bashkë t’i qajmë hall e dertë.

Sa me vuajtje e me halle,

Ajo nënë zeza n’a ka rritë,

T’mos e rëndojmë dhe n’varre,

Motër për mua je nënë e dytë.

Pra më prit se do t’vij unë,

Se ti motër je më e parë,

Para teje do t’ulem n’gjunjë,

S’shkojnë gjilpërat majë për majë.