Gjelbërimi, sistemimi i skarpateve,  mbrojtja zbukurojnë peizazhet e :” Udhës së Arbrit”-Nga Dr. Selman Meziu


  

    

      Përshkrim udhëtim nga ura e Brarit te guri fatkeq

  Udhëtimet janë gjithmonë kureshtndjellëse, si arterie lëvizjesh dhe arkitektura peisazhistike befasuese. Kisha lexuar e dëgjuar për udhën e ‘’Arbërit,, historinë e saj në ‘’embrionet,, e lashtësive, karvanet e dibranëve ngarkuar me mallra,  vuajtje e e stërmundime sfilitëse, idenë për t’u rishfaqur si aort e kohëve moderne.

      Kaluam urën e Brarit mbi lumin e Tiranës siç e kanë emërtuar gjeografët e rinj. Shpatet shumë të pjerrëta janë të zbukuruara me çarçafin e gjelbërt të shkurreve mesdhetare.  Sakaq arrijmë në kantierin e parë. I vendosur në të njëjtin shpat, por të ‘’zbutur,, nga mjetet kafshuese prej hekuri. Lartësia në udhën kaluese është vetëm 175 m mbi nivelin e detit. Ndërsa shpati i masakruar ka përmasat, lartësia 90 m, ndërsa gjerësia 100 m. Formë gjeometrike krejtësisht e çrregullt. Pamje trishtuese, rrethuar nga gjelbërimi natyral mrekullues. Vetvetiu shqisat ‘’vrapojnë,, shpejt në këto lloje peizazhesh lotë derdhëse. Mbi këto pamje  të ndryshme, ngrihet fshati Brari në lartësinë 320 m. Ai sikur është ngjitur me dorë. Veçse peisazhet janë mbresë lanëse, ‘’skalitur,, me mjeshtëri nga bujku e  pemtari braras.

   Nuk përshkojmë as një kilometër dhe ndodhemi në një kthese të fort. Posht këtij bërryli shtrihet një fushëz, peisazh rrëqethëse që ka shërbyer si parkim makinash të randa.  Pastaj duket uji i kthjellët i përroit që udhëton qetësisht duke përkëdhelur gurët e lemuar. Më sipër, majtas tij, një kurriz të ambël relievi dhe shpatesh, shtrihet fshati Tujan, me histori të bujshme në mugëtirat e shekujve.  Kthehemi mbi kthesë, një copë arë me jonxhën jeshiluese. Mbi atë ngrihet një shpat me shkurre. Kurse akoma më lart në formë ballone me kundrejtim jugor një mozaik gërryerjesh. Qindra përroska me thellësi, shtretër e faqe, madhësi e formë ndryshme që ‘’derdhen,, posht turrshëm. Kjo pamje e çuditshme, tërheqëse e domethëse shpreh egërsinë e faktorëve klimatik në kafshimet barbareske të tokës.  Mjerisht shkaktuar nga mungesa e bimësisë, shkurrore, barishtore, relievet e serta dhe përbërja mekanike e tokës, struktura etj.

    Jo shume larg një luginë. Sipër udhës tonë të asfaltuar një tjetër gurore. Një tjetër plag ekologjike, që pret shërim, rrethuar nga e njëjta bimësi shkurrore. Duken gjurmët e udhëve harqe harqe të makinave, dhe ndërmjet tyre shenjat dhambëve të çelikta të skavatorëve, rjepës, gjakatar të shtresave biologjike të tokës. Kafshime, pa kulturë pune, dhe riatdhesim të qenjeve biologjike.  Ja dhe përmasat e kësaj sipërfaqeje, 180 m. lartësi, 195 m. gjërsi dhe lartësia mbi det 310 m.  E kaluam edhe këtë copëz të shkretuar me një shije të keqe në shqisat  tona dhe jo vetëm. Ndërsa një hund toke e kurrizit,  ku ndodhen trojet e tujanasve e ka shtyrë shtratin e përroit shumë pranë luginës ku sapo kaluam.

  Udha e ‘’Arbërit,, përshkon anën e djathtë të shpateve të pjerrëta, por fatmirësisht të veshura me shkurre mesdhetare, të cilat mbrojn tokën, duke e ruajtur nga kafshimet e vetë natyrës e treguesve relievistik të favorshme, për zhvillimin e gërryerjeve. Ndërsa skrapata poshtë udhës që po përshkruajm është e ngushtë dhe pothuajse krejtësisht e xhveshur. Bimësi shkurrore e barishtore e masakruar, e plagosur ose e varroasur për gjithmonë. Kuptohet nga hedhja pa kulturë, pa respekt dhe keqardhje për gjallesat. Prirur gjithashtu nga pakujdesimi për mbrojtjen e skrapatave nga hedhja e gjithë materialit gërryers. Masa dheu e gurësh gërmuar për të ndërtuar trasenë e udhës që ne po udhëtojm me Shemsi Prençin.

         Shikohet qart dukuria, se forca potenciale e ujit të përroit, po i trasporton përgjatë shtratit të tij ato. Skrapatat për nga lartësia e sipërfaqja janë të ndryshme. Pjesë pjesë kemi mure buzëve të sipërme të tabanit të udhës. Takojm edhe sipërfaqe skrapatash që aty ku kanë paraqitur rrezik shkëputje masash dheu e gerryerjesh janë çimentuar me  makina, paisur me pompa hedhëse të llaçit të çimentos, duke krijuar një forcim lidheje të masave të ngurta. Mirëpor kjo mënyrë ndalon instalimin e bimëve të shumta me ose pa klorofil. Kuptohet kur natyra, kërkon shërimin e plagëve të veta. Sigurisht mungesa e kulturës për tokën dhe pyllin.

     Tuneli i parë në hyrje, te shkalla e Tujanit, pjesa ballore ka mure beton arme, por të pa mbushura me dhe nga pjesa e brendshme. Gjithashtu edhe në dalje të tij kemi vetëm betonarme përtej kurrizit gurishtor  si dhamb i një dragoi. Vëçse me pamje shëmtuese,  pa kurrëfare bukurie, zbrazdësirë qenjesh biologjike, për të ardhur keq e të nxit shpirtin të revoltohet.      

                     Sapo kalojm  tunelin, as njëzet metra dhe hapet një skrapat e gërryer ranshëm,  si ato të ma parshmet, pa kurrëfarë teknike, mënyre për të rikthyer bimësinë nga ku qarkohet me shkurre të Zonës Bimore të Dafinës,  pothuajse të gjitha përherë gjelbërta. Gjatësia e kësaj guroreje në formë skrapate trishtuese është 325 m., lartësia e saj  arrin në 215 m. kurse gjërsia e njollës së masakruar qenjesh të gjalla, nuk i kalon të 270 metrat.  Meqënse ngjitur kemi pyll artificial, me forma të çrregull ose njolla, copëza me llojin pishë e eger (Pinus halepensis), edhe kjo pjesë  duhet të ketë patur drurë halor të tillë.  Edhe në  vazhdim në këto toka flishore që janë: ‘’Shtresnaja të ndryshme flishore që mund të përbëhen nga ndërthurje shkëmbinjsh te llojeve të ndryshme, herë nga mbizotërimii shkëmbinjëve më kokrrizëimët (deltine, aleurolite, mergele,) here të tjera  nga prania e shkëmbinjëve me kokrrizëtrash (ranore konglomerate) që shprehin kushtet e ndryshme paleogjeografike të formimit të flishit…,, (Asti Papa, ‘’Mbi disa veçori te relievit në trevat flishore.,, ne ‘’Stud. gjeog.  2. F. 167-169.          Tiranë  1987)  Pikërisht mbi kategorinë e parë të flisheve janë projektuar e zbatuar pyllëzime nga inxhineiri i pyjeve Perlat Qorri (L. Bejeleri 10. 02. 2024) punonjës i Ndërmarrjes Pyjore Tiranë. Në shpatin e luginës së gjërë  kanë ngritur trojet e tyre rrethuar me copëza arash, fshatarët e Beshit në lartësi 570 m., ku kemi ngjitje të sipërfaqeve, grumbujve formë çrregullta të  pishave të egra.

    Në vazhdim, në të majtë të përroit shtrihet në pak sipërfaqe e me pak shtëpi, disa edhe të rrënuara, fshati Zall Dajt me lartësi 360 m. Me sipër përgjatë një kurrzi  me sheshtina, ‘’mbytur,, në gjelberim,  shtrihen trojet e arat fshatit Dajt me lartësi  635 m. Ndërsa përball tyre mbi udhën ku ne udhëtojm  ndodhet një luginë me të njëjtën shtrirje,  pishnajash të egëra. Në vazhdim gjithmonë në ngjitje të ngadalt, shtrihet lagjia Fezaj e fshatit Zall Bastar me lartësi 390 metra.

   Sapo marrim një kthesë të fortë, sipër saj, ngrihet një kodër më e larta ku janë ngulur e jetojn banor të fshtit Kurte me  lartësi 540 m  ku peisazhi i të gjebërtës të mbyllur të pishnajve,  dallohet nga e gjelbërta e vegjetacionit të shkurreve mesdhetare.  Duke shfaqur reflekse e ndryshime që të ngjallin emocione sëbashku me shpalosjen e arkitekturës të gjelbërt.

   Në këtë udhëtim ku përball njëri tjetrit gjenden relieve të copëtuara. jetojnë  fshatrat Kurte nga e djathta e përroit të Tiranës nga ana tjetër Zall Dajti e Dajti. E frikshme, e qe të ve në mendime, është se përroi zgjerohet me sipërfaqe zhavorrore, ranore e gurë të shtresëzuara. Tregues i cili shpreh egërsimin, forcën shkatrrimtare të gërryerjeve të shpateve, luginave etj nga përrenj e përroska të shumta. Shkaktare e të cilave janë struktura flyshoargjilore e tokave, relievet e përthyera dhe mungesa e vegjetacionit bimor.

         Udha e ‘’Arbërit,,  deri më tani vazhdon përgjat buzëve të përroit në krahun e djathtë me drejtim lindor. Te kodra ku janë vendosur  trojet e kurtianëve merr  drejtim verilindor. Shoqëruar me skrapata  me lartësi e gjerësi të ndryshme, kuptohet edhe shtresat gjenetike e tokave dhe  llojet e shkëmbinjve janë të tilla. Të shoqëruara e në bashkëjetesë me shkallë gërryerje të lart, gjatësore dhe e shoqëruar me drurët e pishave të egëra, ku rrënjet e tyre janë të zbuluara në krye të tyre ose përgjatë sipërfaqeve të pjerrëta. Duke jetuar me një ushqim gjysmak dhe pjesë rrënjësh e degësh të thara nga mangesia e tij dhe e ujit. Një mbijetese mjerane, vuajtëse dhe që venë në pikëpyetje të qenurit e tyre.

               Gjithashtu kemi pisha të reja fidana  të  madhësive të ndryshme. Kuptohet me prejardhje nga farat e prodhuara nga pishat nanë. Po kështu aty këtu në njolla ose përzierje intime, gjenden dushqe, frashër e ndonjë bimësi shkurrore që po shoqëron pishnajat të ardhura në jetë nga pyllëzimet artificiale.  Tregues i bindshëm se, struktura llojore e pyllit, po ndryshon me kalimin e viteve. Veçse e lanun në harrese nga kujdesimet silvikulturore.

    Vazhdojmë udhëtimin tonë me relieve mjaft të copëtuara, lugina të thella, herë të ngushta e herë të gjëra,  të shkurtra, kurrize të mprehta, tregues i formimeve të reja të kores toksore, veshur me gjelbërime të pjesshme në të dy  krahët e përroit të Zall Bastarit. Traseja e udhës së ‘’Arbërit,, përsëri kalon buzë shtratit ujë kalues të përroit. Fatkeqësisht vazhdon të jetë  i mbushur me materiale të ngurta përmasa ndryshme. Ngritja e nivelit  të shtratit do të rrezikoi  në një të ardhme jo të largët shkatërrimin e trasesë së udhës se ‘’Arbërit,, edhe pse skrapatat e poshtme kanë mure e  kalime me tuba të përrenjeve e përroskave të shpateve të djathta ku kalon udha që po përshkruajm.

   Pa ju afruar ende lagjes të fshatit Zall Bastar,  ngjitur me udhën e ‘’Arberit,, fillojn skrapatat e zgjeruara ku kanë edhe veshjen me sprucatur çimentoje.  Pastaj mbi udhë, pothuajse ngjitur, ndodhet një rezervuar i vogël ujë kaltër. Rreth e qark ngjyra dhe pamja  e shëmtuar e tokës se punueme e të xhveshur nga bimësia gjithëfarshme. Sakaq peisazhi xhvishet pothuajse krejtësisht ku kemi në ngjitje kater unza të përshkuara nga udha e makinave. Ato janë plotësisht të xhveshura përqark nga bimësia e shtresa biologjike e tokës shkretuar e shëmtuar nga gërryerjet e pa mëshirshme nge makinat e hekurta, gërryerse. Peizazhe për të ardhur keq me pamje trishtuese.

   Unaza e parë  ka brenda saj një shtëpi banimi rrethuar me gjelbërim pemësh me pak toka prodhim drithërash dhe trojen me dru frutor. Pa hyrë në harkun e unazës së dyte kemi skrapate me taraca të ngushta. Qëllimi i hapjes e tyre, pjese arkitekturës peisazhistike janë për të ruajtur shpatin nga rrëshqitjet, për të mbrojtur trasenë nga rrokullisja e gurëve.  Gjithashtu  duhet që në rrafshinat e taracave të  hidhet dhé  dhe të  mbillen shkurre,  fidana drurësh ose mbjellje me fara, që i përshteten ekologjikisht stacioneve të këtyre vendeve.

   Unaza e dytë nuk ka shtëpia, por ka veshje të gjelbërt, një mrekulli e shpëtur krejt rastësisht. Pastaj  në të dy anët e udhës vazhdojn skrapata me disa taraca. Unaza e tretë më e vogëla i ngjan një sipërfaqeje të ‘’ndëshkuar,, marrëzisht, për nga veshja bimore. Ndërsa unaza  katërt ka disa privilegje. Ajo ka gjelbërim të bollshëm, një shtëpi ne mes dhe një emër, tanima i kohës Ara e Agait. Shpatet, fale punës së brezave të kaluar vegjetojn  grumbuj pishe te egër. Më lart akoma në një shpat të butë gjenden trojet e fshatit   Bastar Murrriz në lartësi 600 m. Shtëpi ndërtuar në grupe të vogla. Peisazhe mrekulluese krijuar nga fshatarët e këtyre anëve. Mirëpo nuk mungojnë pamje rrënqethëse shpatesh krejtësisht bokërima. Me sipër tij, në vazhdim kane ndërtuar jetën e tyre me plotë sakrifica fshatarët e fshatit  Koçaj  në lartësinë 760 m.

                Emrat me Murrize dhe peisazhet malore

     Pastaj udha  e ‘’Arbërit merr drejtim horizontal. Papritur një gur i madh shfaqet në mes të saj. Ai ka zanun trup, udhën. Prandaj detyrimisht ne  duhet të ngjitemi. Tanima në gjuhën e përdhosur shqipe quhet baipas. Nuk lejohet të kalojm udhës drejt se nuk ka mbaruar tuneli i Murrizit. Emërtim i ardhur nga toponimi Qafa e Murrizit ku edhe do të kalojm. Faqja e tunelit e hapsirat përball  janë të gjitha të xhveshura nga e gjelbërta.  Faqet ose shpatet mbi dhe anash tunelit janë të kafshuara, gërryera egërsisht.  Ndërsa hapësirat në rrafshina janë të mbushura me gurë të copëtuar me shumë pak dhe, të hedhura, pa piksynime nivelimi, katëzimi, sistemimi, ardhmërie të gjelbëruara. Tani për tani këto hapësira të zgërdheshura janë të vdekura e të pa varrosura.

     Udha një kalimshe e asfaltuar fillon me një ngjitje të ambël përmes një gjelbërimi zbukurues. Befasisht hapen para nesh peisazhe mikëpritëse të fshatit Bastar Mesëm, ku lartësia nuk i kalon të 950 m. Shënojmë se veshja shkurrore e këtyre kodrave nuk mungon fal dhuratës së natyrës, pa çka se shtresat e tokës mbi shkëmbinj gëlqeror janë të cekta.

        Kalojmë mbi një peizazh që të ndjell zemërim e të helmon shpirtin. Ndodhemi mbi tunelin e Murrizit i cili po vazhdon me vështirësi të mëdha hapjen e tij. Kjo ndodh, ndoshta shtresat gjeologjike të pa parashikuara ose teknologjia e hapjes se tuneleve  ‘’vuan,, nga prapambetja.  Një kthesë e fortë shoqëruar nga posht e lart, me shpate të pjerrëta me veshje të pakta shkurresh. Sakaq një luginë  ku mezi dallojm shtëpia të bardha në mes gjelbërimit edhe pjesa e poshtëme ka të tilla, të një fshat i emërtuar  Bastar Murriz.  Ndoshta inventarizimi i pyjeve i vitit 1985 e ka nxjerr në pah këtë emërtim   vendosur nga popullsia e këtyre viseve. Shkurrja e murrizit ndoshta është karakteristik e bimësisë të ketyre trevave e relieveve të thyeshme e me plot oreks shkatërrimit të shtresave prodhimtare të tokës, nga gërryerjet.

   Vazhdojmë ngjitjen të shoqëruar nga grumbuj të rinj ahu, trungishte e re dhe njolla pishash të  zeze (Pinus  nigra) natyrale.  Të cilat na gëzojn për vegjetacionin e tyre të mirë. Edhe pse shikohen në drurët e tyre, boçet e bardha të endësave të pishës të cilat aty këtu i kanë xhveshur kurorat nga halat me të gjelbërtën e mbyllur.

             Tanima arritëm te kthesa e madhe  me lartësi  1190 m që thirret Qafa e Murrizit.  Nga sipër, fotografuam edhe liqenin e Bovillës që furnizon me uji të pishëm kryeqytetasit. Pejsazheve  të pasqyrës ujë kaltër që qarkojn liqenin, nuk ju mungojn bokërrimat, me forma e vend ndodhje të ndryshme.

             Fillojmë zbritjen shoqëruar edhe nga njolla bore që shkëlqejn nga rrezet e diellit mëngjezor, në shpate, gropa, luginëza, por aspak nën kurorat e pyjeve.  Pas një kthese të fort na shkëlqejn syt nga një mur natyral gjigand  shkëmbinjsh  gëlqeror.  Atje dallojm aty këtu sy të gjelbërt jetëdhënës, frymarrëse të bukurisë peisazhistike. Ku shikojm majën Stervec me 1285 m lartësi. Mbi murajën, si të prer me thikë  jetojn pyje  të gjelbërta me toka sigurisht të plleshme  të formuara nga alternimi i shkëmbinjëve gëlqeror e dekompozimet e materieve bimore etj.

  Në krahun e majtë pa pritmas na shfaqet dalja e tunelit të Murrizit i cili ndodhet në lartësinë 940 m.  Nuk vonon as 300 metra, poshte udhës tonë që po kalojm, tanima Udha e ‘’Arbërit,, dallojm materialet e ngurta të tunelit të  hedhura në shpate. Ato, masat e tyre, arrijn në fundin e shtratit të një përroi të ‘’lodhur,, nga pesha e tyre. Shtrati i të cilit ështe zëne nga materialet e ngurta. E kuptohet ai kërkon vend kalimin e tij  për të vazhduar rrjedhjen normale. Biles i duhet të marrë me vete grimca dhéu e gurësh, për të liruar udhën e tij të kalimit  natyral.

         Në vazhdim  janë gërmuar edhe skrapata me lartësi 74 m, diku me shkallëzime, pra taraca, diku pa ato, por të sprucuara me llaç çimentoje, pa menduar për tuba kulluese në faqet e skrapatave, apo boshllëqe për dhënje mundësie fiksimit të farave ose sporeve të ndonjë qenie bimore.

          Mbi udhë ndodhen pak shtëpia  të fshatit Dreza në lartësinë 850 m, poshtë tyre,  matanë përroit pra në krahun e djethtë ngrihet lagjia e njëjtë.  Kurse më tej, në të dy krahët e luginës, pra djathtas e mbi udhën e makinave që po përshkruajm në lartësine 830 m., ndodhen trojet e fshatit Xibër Murriz.   Ku sipër udhës nuk mungojn të na shoqërojn grumbuj të vegjël pishash të zeza me lartësi deri në 8 metra. Fatkeqësisht me kurora të xhveshura nga endësi i pishës.  Keqardhje, po ja që klima e ngrohtë i ka favorizuar ato të dalin nga qeskat, ndërsa sherbimi pyjor, nuk është kujdesur për t’i luftuar në një farë mënyre.

         Mbi këto në shpate me pak pjerrësi, gjenden lagjet   Xibër Han e ndarë në dy lagje me lartësi 790 m. Arkitekturës peisazhistike të këtyre shpateve me pak valëzim relieveistike,  fshtaret ju kanë dhuruar një bukuri kënaqësi ndjellëse. Sepse mbi e nën ato shikohen sipërfaqe formë e madhësi ndryshme të kafshuara mizorisht nga gërryerejet e shkallëve të ndryshme. Pra si përfundim natyra vet ka mbajtur ngritur shpatën e ekzekutimit. Ndërsa njeriu ka mbajtur qëndrim mos përfillës  ndaj  këtyre relieveve.  Shtresat ma pjellore, biologjikisht të përshtashme për  ripërtritje apo instalim pylli janë ‘’grabitur,, e trasportuar në përroin e Xibrit.

      Pjerrësia e shpateve, struktuar e tokave, mungesa e veshjeve me mantelin e gjelbërt si mbrojtësi me i mirë i shpateve nga gërryejet ju ka munguar. E njëjta gjë si në relievet përgjatë udhëtimit tonë nga tuneli i parë Shkalla e Tujanit deri në tunelin e Murrizit. 

       Në vazhdim, takojm një rrëshqitje masive, pasi kalojm  lagjen e banuar të Xibrit ngjitur me udhën që po përshkruajm takojm një kafshim skrapate gjigande.  Le të njihemi me përmasat. Lartësia në udhën kaluese mbi nivelin e detit  740 m, lartësia kulmore e rrëshqitjes 375 m. ndërsa gjërsia mesatare  rreth 275 m.  Skrapatat  mbi udhë vazhdojn të jenë mjaft të aksidentuara nga gerryerjet.  Këtë e  nxisin, favorizojn, ndihmojn në zhvillimin e gërryerjeve të të gjitha shkalleve, pjerrësia e shpateve, lloji i tokave, mungesa e bimësisë.

    Arrijmë  në nje luginë. Mbi udhën e makinave ndodhen shtëpia të shpërndara në rrafshina, rrethuar nga ara e pemtore të fshatit Shkall. Sipër tij lartësohet një kuror shkëmbore gjithmonë kërcënuese, gjigande, ku gjendet maja e Skuqes me lartësi  930 m.  Poshtë udhës dhe djathtas përroit, në një kurriz është vendosuar një lagje  tjetër, po e këtij fshati i shtrirë edhe në një kodër shumë të butë për nga pjerrësia dhe faqeve të saja, gjithëkund,  ku lartësia mbi det nuk i arrin të 760 m.

     Sakaq shikohet hyrja në tunelin e tretë brenda një  kurrizi prej toke ku vegjetojn  shkurre të ndryshme. Mbi atë në formë gjysëm hane me harku kurrizor nga pjesa e sipërme ngrihet një masiv shkambor me pamje friksuese, por dhurat e natyrës që të mrekullon.

      Sapo mbaron kodra me shkurre e cila zbret deri në përroin e Xibrit, tuneli mbaron dhe fillon një copë udhë makine pa shesh anësor për ndalim makinash. Pastaj befas hapet gryka e tunelit të katërt. Ai vazhdon në mes shkëmbinjëve me latësi marramendëse si e prerë me thikë  me ca sy të vegjel ngjyrë gjelbërt të rralla. Janë shkurëza të shumë vuajtura që jetojn në xhepa e masivit shkëmbor me moshë disa dhjetë vjeçare, të kapura fort pas këtyre shkëmbinjëve  vertikal. Ne udhëtojm brenda në drejtimin verilindor. Arrijm në një kthesë brenda dhe papritur përballemi me një urë shumë të lart.       

    Befasohemi kur gjendemi mbi një urë me  faqen përball me masive shkëmbore shumë të larta me gropeza e masive shkembinjsh si të ngulura me dorë për të krijuar kështu një mozaik natyror faqe shkëmbore që të ngjall habi. Natyrisht nuk i mungojn sytë e gjelbërt vegjetativ që zbukurojn arkitekturën peisazhistike kureshtëndjellese. 

           Sakaq ndodhemi në brendësi të tunelit numër pesë  sigurisht i ri, me mungesa ndriçime anësore e lyerje me bojra.   Ky e lene një kodër shkëmbore në maje, ndërsa  e veshur me pyje anash. Pikërisht këtu ne maje gjenden rrënojat e kalas të Gjergj Kastriotit, tanima e studiuar  nga shumë historian e arkeolog.

        Dalim nga tuneli ku duken harqet e çimentos dhe nga sipër  shkambinj. Mbi atë edhe pse ka sipërfaqe toke nuk jane kujdesur për krijimin e një kurore të gjelbërt.  Lartësia mbi nivelin e detit në shtrojen e asfaltit nuk është veçse 335 m. Materiali shkëmbor i gerryer nga hapja e tunelit është hedhur në luginën djathtas, sapo del nga tuneli. Përmasat e të cilës janë me gjatësi 340 m dhe gjërsi  45 m. Anash tij jetojn  mjaft mire  vegjetacioni bimor klorofilian.  Një pjesë ka shërbyer për ngritjen e trasesë. Perball duket dy shtëpia banimi një katshe,  fare pranë trasesë të udhës se ‘’Arberit,, Në vazhdim në krahun e majtë  nuk ngopesh se vështruari, duke rrokur me kënaqësi peisazhet e trojeve të fshatit Fshat, vendosur në grupe prane  arave si kutia shkrepse të gjelbëruara  me lartësi mesatare mbi det vetëm 395 m.

      Pa pritur në krahun e majtë na çfaqet një fushëz parkimi, ku janë vendosur makinat e randa trasporti etj.  Kjo është formuar  duke gërryer, e sheshura shpatin  në nivelin e tabanit të udhës së makinave  me gjatësi 105 m. dhe gjërsi 35 m.  Ndoshta në të ardhmen mund të sherbei si pikë shitje karburanti. E ngritur dhe  administruar nga ndonjë fshatar i fshatit Fshat ku mund të punesohen disa prej tyre.

            Tanima djathtas para hyrjes në tunelin numur gjashtë, një  tjetër vend parkimi në formën e një sektori rrethi. Rrezia e të cilit është 100 m. ndërsa gjatësia e harkut 195 m. e cila ka shërbyer për parkime  makinerish,  e depozitë materialesh të ndryshme. Edhe kjo duket ende në punë. Kuptohet një  vend i shkretuar i cili pret sistemimin e mbjelljen e tij me fidana të ndryshëm pyjor.  Ndoshta mund të shërbej si vendpushim kamionash etj. Ballorja e tunelit  mbretërohet nga  vegjetacioni bimor.

   Ky tunel  tanima ne dalje ka pamje të trishtuar. Ballorja është  e pa mbaruar. Metoda e të punuarit të shqiptarëve është  ‘’se do të rikthehemi për ta hijeshuar,, 

                  Peisazhe nga  pellgu i matit ne Qafë të Buallit

            Para nesh, tanima, hapet lugina kodrinore e Matit hapsirë e gjan me peisazhe të stinës se fund janarit. E kufizuar nga  muraja natyrore e vargmaleve të Dejës, kurrizi i të cilës bardhëson nga bora e ndritshme. Nuk ngopesh së vështruari këto pamja panoramike me fshatrat shperndare rastësishëm. Mbushur  me bukuri nstyrore dhe histori stërgjyshore. Skrapatat vazhdojn të jenë në të njajtën gjendje. Fatmirësisht nuk gjetëm gur, pamela ne mes udhës, detyrues te ndërrimit të drejtimit të udhëtimit. Falur mureve të ulëta fundit të skrapatave si  dhe nga motit të mirë me qiellin blu, diellin pishë ndezur, edhe pse dita e fundit e janarit.  

              Kalojmë urën mbi lumin e Matit e udha jonë merr drejtim juglindor. Ai zbret shtratit të tij si një kordele blu kënaqësi ndjellës. Tanima skrapatat janë të gjitha gurë gëlqeror e në vazhdime  kromite, të taracuara në disa pjesë të tyre.  Ku duken aty këtu gjurmët e dhambëve të çelikta të skavatorëve  që, kanë thermuar e shkulur shkambinj e shkurre lloje ndryshme, për të hapur trasenë e  rruges në drejtim të Planit të Bardhë. 

       Skrapatat janë shumë të pjerrëta me lartësi të ndryshme pamje trishtuese produkt i punës së punëtorëve e makinerive të rënda. Ato  ndahen si me thikë me të gjelbertën e  vegjetacionit bimor që shtrihen faqeve të pjerrëta të kodrave Të bezdis e nevrikosin këto pamje trishtuese të skrapateve të xhveshura ku duken shtresat gjeologjike e gjenetike të tokës. Sigurisht që ishte  domozdoshmeri zhvillimi ekonomiko shoqeror hapja e tyre, por… Materialet e ngurta dhe dherat struktur ndryshme janë hedhur përgjatë skrapatave të poshtme të udhës te re të ‘’Arberit,,  si zakonisht.   

                 Kjo, kuptohet lehtë, nga pamja e ngjyrës të këtyre masave hedhur pa teknik punimi e kujdesim për qeniet biologjike e llojet bimore botanike. Akoma ma keq është se lumi i Matit me shtrat  formim të ri, është mbushur nga këto  materiale dalun nga gërryerjet për të hapur trasenë e rrugës së ‘’Arbërit.,, Mjerisht nuk ka pyetur kush, apo menduar se grimcat, ndoshta dhjetra metra kubshe së bashku, janë transportuar, përcjellur nga forca e prurjeve të ujit, deri në liqenin e Ulzës, duke ndikuar në mbushjen e tij me materiale të ngurta. Kuptohet natyrisht, duke i shkurtuar jetëgjatësinë hidrocentralit që prodhon energji elektrike.

   Pas disa qindra metrash, takojm një zgafell, ku malit i është shkëputur, shqyer, marrë me forcën e skavatorëve, materiali gurishtor.  Ajo ka mbetur si një zgavër trishtuese, plag hapme mjerisht e braktisur, e shkretuar dhe pamje të shëmtuar. Kuptohet  shkak rrëshqitjesh, gërryerjesh, pse jo aksidentesh. Përmasat e së cilës janë gjatësia 205 m., ndërsa gjërsia mesatare  95 m.   Kuptohet largohemi duke marrë me vete hijen trishtuese të një varreze ekologjike që, pret sistemimin, gjelberimin, zbukurimin siç e ka rreth e qark saj.

         Në udhëtim e sipër përsëri skrapata edhe 50 m.  lartësi shumë të pjerrëta të shkallezuara me taraca të ngushta. Edhe skrapatat e poshtëme, sigurisht shumë të pjerrëta me masa dheu e gurësh të hedhura rastësishëm që,  pengojn vazhdimin e udhëtimit të shtratit ujë kthjellët të lumit Mati.

     Vazhdojm udhetimin të shoqëruar nga skrapata lartësi ndryshme  ku tabani i udhës të asfaltuar mirë, me pamje peisazhesh bukuri ndjellëse. Tashma  kemi hyrë në luginën e Planit të Bardhë me lartësi 550 m. Na kanë ‘’braktisur,, shtresat gjeologjike të shkëmbinjëve gëlqeror. Shtëpia të shpërndara  shpateve fundore të luginës, me toka e pemë që e zbukurojn peisazhin. Si kudo në fshatrat shqiptare e mbi të gjitha të asaj veriore, kemi mjaft shtëpi një e dy katëshe  gjysëm të shembura ose me dyer të kyçun me drina të ndryshkur. Pa dyshim oborret mbushur me  barëra, ferra e avllia të shembura. Sipër në shpate shikojm pak bimësi, mbi të gjitha dëllinjën e kuqe  dhe të  zezë me ndonjë dushk. Shquajm trasenë e udhës të makinave e hapur që në vitin 1947.**************

     Shpati i xhveshur mbi udhën që po  vazhdojm, ka mbulesë vegjetative të rralla e cila nuk të tërheq t’a shikosh gjitmonë.  Papritur shfaqen njolla ose pjesëza sipërfaqe relievesh, mbi e nën udhën e makinave me drurë pyjor pishash  të zeza me lartësi deri në 7 m.  Ngjyra e tyre e gjelbërt e thellë e kurorave  janë çlodhëse e tërheqëse. Sherbimi dobi prurës që i kryen ky masiv banoreve te fshatit Plani i Bardhe te tjerë ka prejardhje artificiale, janë të shumta. Brezit të pylltarëve të atyre dhjetë vjeçarëve përkatësisht viteve 1970 duhet me ju thurun kurora lavdie e mirënjohje ujëra oqeanesh.

   Edhe pse  pylli nuk ka shtrirje uniforme, dhe ne kurorat e tyre  shkohen mjaft fshikëzat të bardha të endësve të pishës.  Disa koloni kanë dalun nga foleja dhe kanë filluar të ushqehen me halat e pishave.  Na vjen shumë keq se na ndjellin deshpërim e keqardhje, por nuk jemi në gjendje  t’i shërojm  këto qenie  biologjike përherë gjelbërta. Të cilat fatmirësisht kanë gjetur toka të përshtatshme  për të formuar biomasën e tyre të  gjelbërt.

   Ndërsa ne krahun tonë të djathtë vazhdon lugina e pyllëzuar, në të majtën duken masive gjigande dheu të hedhur pa kurrëfare ideje sistemimi e rypëllzimi si kurora rrethuese të gjelbërta të saj .  Sigurisht ky pesizh pështjellues e i shemtuar nuk ka një vit e dy, por  një dhjetë vjeçar.  Kuptohet edhe këtu është shprehur kultura e punës, arti i projktuese dhe zbatuesve. Dhe me tej akoma,  shpirtë ligësia e mbrojtjes të mjediseve të gjelberta. Qindra e qindra metra katërore sipërfaqe te mbjellura me pisha plotë jete, gjalleri e bukuri joshese jane varrosur  duke na dhuruar nje peiszh lotues, qe të ndjell hidhërim, dritherim trupi. Natyrisht shprehës konkret, praktik i mos respektit ndaj punes disa vjeçare te fshatarëve te Planit të Bardhe dhe pylltarëve të Ndërmarrjes Pyjore Burrel.       

   Udha përshkon një kanal. Nuk jemi ne atë të  ngushticës së Suezit,  prej Luigji Negreli, pra vitit  1869 me gjatesi 193.30 km.  Absolutisht jo.  Janë mbi 400 metra kanal, ose udhë makinash, gërryer si kanal. Nuk mund të shprehemi se kush e ka projektuar dhe zbatuar këtë projekt anti ekonomik e shkatërrues të mjediseve natyrore.  Pa as ma të vogëlin dyshim, në vend të këtyre gërmimeve pellazgjike, mund të hapesh tunel.

         Kuptohet ato qindra e qindra metro kub dhé, kanë  dalun nga kjo  udhë makinash në formë kanali. Tani së fundi, zbatuesit e projktit e kuptuan se nga këto skrapata rrokulliseshin dhjetra gur të rrumbullakët në udhën kanal të asfaltuar, ngjyrë e madhësi shumtë, prandaj kanë shtrirë rrjeta teli.  Sigurisht pa ndërhyrje me mbjellje bari ose shkurresh e shkurëzash. Megjithatë gëzohemi që inxhinierët projketues e zbatues, të paktën kanë arritur deri këtu.

     Balli i tunelit paraqitet, në të njëjtën gjendje si shumë ballore tunelesh përgjatë udhës së ‘’Arbërit.,, Këtu po ndalemi, pa përmendur djegjen e here pas hershme të pishnajave, bujarinë e natyrës që ju dha forcë ripërtritese biles edhe dëllinjave, dushqeve e ndonjë frashëri e shkoze. Sakaq dalim nga tuneli i shtate dhe na hapet lugina e Eubese sot Bulqiza rrethuar me kreshta malesh qeleshe bardha, zbritur deri në mezin e lartësive të shpateve ku ne mund t’i shikojm.  Me pamjen e kësaj arkitekture peisazhistike  do të ndalemi këtu duke e veshtruar imtësisht atë.

      Sistemimi dhe gjelberimi i skrapatave

     Të mendosh, të hedhesh ide duke i konkretizuar ato me projekte ose shkruar diku, nuk është mos përfillje ose shkelje të drejtash, edhe pse dikush i ka paraqitur projektin apo ka filluar zbatimin. Ky veprim përbën elementët fillestar të demokracisë, të shkollës sokratiane.  Prandaj edhe ne, sa i përshkruam këto skrapata e peizazhet, i kemi fotografuar tani le të shprehim metodat tona per të shëruar plagët e hapura, qe ato të mos gangrenizohen, randohen dhimbjet, të mos shkaktohen aksidente makinash etj. Roli i dytë është ripopullimi me gjallesa mbi e nën tokësorë që ndikojnë tërthorazi mbi zhvillimin biomasës të shkurreve, drurëve ose barërave të ndryshme.   E fundit zbukurojn peisazhet duke sjellur kënaqësi e ngjallur emocione, për udhëtarët, shëtitësit dhe burim përvoje në projekte e investime në skrapata e vende të aksidentuara nga gërryerjet etj.

  • Sprucimi me çimento.

    Një metodë e përdorur me sukses, dikur edhe në vendet prendimore të  Evropes është sprucimi me llaç çimentoje përzier me rane të hollë. Trashësia duhet të shkoi deri në dy centimetra.  Kjo mënyrë është e  këshillueshme në skrapata udhësh mbi 50% pjerrësi dhe mbi 60% shkëmb i gjall, pra masiv. Kjo teknologji lidhjesh masash shkembenjsh, gurësh, masa dheu ka si qëllim bashkinin e këtyre që të mos  shkëputen njëra nga tjetra ose nga shkami nanë dhe rrokullisen e bien mbi tabanin e udhës së makinave.

     Zbatimi i saj duhet të ketë parasysh lënjen e disa boshllëqeve me shpërndarje pothuajse uniforme. Duke u siguruar që nuk rrezikojnë shkëputjen e copërave të  shkëmbenjëve si rezultat i veprimit të faktorëve atmosferik, ndimuar edhe nga forca e gravitetit. Këto copëza mund të bahen foleza masash dheu, pluhuri, humuesi e më pas, farash ndihmuar nga erërat, rrjedhja e ujrave. E më pas mbirja e rritja e bimëzave  natyrale të aftësuara e përshtatura me kushtet mjedisore të veçanta. Ka edhe udhë te tjera për  arritjen e  farave në këto mjedise mjaft të kufizuara që  janë zogjtë,  erërat, rënia e lirë nga sipër, rrjedhja e ujërave etj.

     Me kalimin e kohës edhe sprucimi mund te çahet, shkëputet me copëza duke krijuar boshlleqe ku krijohet mundësia, të filloi  jeta e ndonjë gjallese, që nga një qelizoret, deri te bimët e larta.  Kështu fillon zbukurimi i peisazheve dhe ndikimet dobiprurëse të vegjetacionit të ri duke u fiksuar me rrënjët, ushqyer me sforcime e sjellur jetën e gjallë.

  •  Mozaik   krijuar me gurë

   Në pjesë skrapatash me pjerrësi mbi 10% dhe deri në 20%  ku natyrisht ka gur madhësi ndryshëm dhe siç janë formacionet e skrapatave në shpatet mbi fshatin Plani i Bardhë, me kundrejtim jugor ku kalon traseja e rrugës në studim mund të përdoret metoda e më sipërme.  

Pra gurët në skrapata duhet te jenë mbi sipërfaqen e dherave ose të tokës. Të cilat nga shirat, ngrirja shkrirja e tokës  mund të shkëputen nga skrapata dhe të bien në udhën e asfaltuar të makinave.  Ato merren dhe me kazëm ju gërryhet foleja ku vendosen në nivel me tokën. Keshtu krijohet një mozaik me këto gur gjithmonë me hapësira njëra nga tjetra, me sipërfaqe,  nje ose deri në 5 m2 . Ne formën e kuadrateve të kutisë së shahut.  Në mes tyre mund të hidhet farëra barërash livadhesh  natyral. të këtyre stacioneve, ku u kryen punimet.  Pjese te skrapatës që ju hoqën guret mund të sprucohetn me fara bari nga makina të posaçme. Mund të mbillet edhe me shkurrëza, bimë barishtore shumë vjeçare që, durojn thatësirën e rrezet drejtpërdrejta të diellit. Rrush lepuri, shkurrëza, barëra zvarritëse, përfshir këtu edhe gramthin, lisnën etj. Zgjedhja e tyre bëhet duke bashkëpunuar me biolog, botanist, agronom dhe inxhinier ose teknik pyjesh.

  •  Skrapata gërryer me shkallëzime ose taraca

    Metodë apo teknologji e përdorur në shumë vende të botës, për skrapat e larta të udhëve  të makinave, autostradave, guroreve etj.  Një teknik e përdorur gjërsisht në hapjen e guroreve për prodhim, gurësh, meremresh, granitesh apo kur materiali i ngurt përdoret për mbushje në udhë makinash ose autostradash.

   Qëllimet e përdorimit të kësaj mënyre gërryerje, janë të shumëfishta, prandaj ka gjetur zbatim pothuajse në të gjithë botën në këto sektore.

 Së pari, mbron skrapatat nga rrëshqitja dhe rrokullisja e masave të ngurta mbi tabanin e udhës duke minimizuar aksidentet.

Së dyti, ul gërryerjet, sepse ai mund të zhvillohet shumë pak në distancat e shkurtëra në mes taracave.

Se treti, lejon mbushjen me dhé të sipërfaqeve horizontale të taracave ose brezareve duke krijuar mundësi  mbjellje të bimëve të ndryshme  me fidana ose farë.

 Se katërti, krijon peizazhe më të pëlqyeshme e natyra mund të veproi, ndihmoi ma lehtë në veshjen me bimësi të mjediseve rrethuese.

   Këshillohet që rrjetat e telit mund të vendosen në hapësirat ndërmjet taracave. Vendosja e tyre ndalon gërryerjet dhe ndihmon mbajtjen e farave ku mund të bahet në kohë mbirja e tyre dhe mbushja me bimëza të llojeve të ndryshme. Gjithashtu edhe mbeturina bimësh të ndryshme të sjellura aty nga faktor atmosferik, kafshë, shpend, njeri etj

  • Rrjeta teli alumini ose çeliku etj.

Kjo teknikë që përdoret, zbatohet, kryhet për skrapata të formuara nga hapja e traseve të udhëve të makinave ose autostradash, gurore, depozitime mbeturinash  të ngurta ose përzierje etj. Gjithashtu ajo shërben edhe për shpate kodrash, malesh ose masive shkëmbore të cilat paraqesin rrezik shkëputje masash gurësh,  nxitur nga ndikimet e drejtë për drejtë ose tërthorazi të faktorëve klimatik edhe në alterimin (shkatërrimin pjesë pjesë, të ngadalta) fizik, kimik e biologjik.

    Në rastin tonë në skrapatat e udhës së ‘’Arbërit,, rrjetat e telit pjesërisht janë vendosur. Edhe teknika e përdorur ështe në përputhje me udhëzuesit për kryerjen e kësaj vesheje.  Mirëpor kemi mjaft skrapata, faqe shkëmbenjësh e mbi hyrje ose dalje tunelesh që ato duhen vendosur.

       Çfarë duhet me ba ma tej? Ne ato faqe shkambinjsh ku kemi çarje ose gropëza që nuk janë qind për qind me përbërje shkambore, kërkohet  hedhje farash bari ose shkurresh, me vend rritje në ato shpate, kodra ku  vendosen ato me sprucime farash lande ushqyese etj. Kjo mënyrë vlen, duhet kryer, edhe për skrapatat që kanë rrëshqitur me pjerrësi mbi 80% ose guroreve të shumta që janë hapur për gjatë udhës së ‘’Arberit.,,

  • Lyerja e pjeshme e shkembinjeve me  bojë jeshile

Një praktik pune e përdorur në Kinë.  Edhe boja sprucohet nëpërmjet pompave të fuqishme.  Kjo kryhet në ato skrapata e ballore tunelesh që metodat e instalimit të qenjeve biologjike është e pa mundur të realizohet. Atëhere për të zbukuruar peisazhin, për të shumuar pamjet e ndryshme, përgjatë udhës në studim kryhet ky operacion pune. Për të mbajtur zgjuar shoferat, me pamje të ndryshme. Kështu ai kureshtar befasohet e nuk përgjumet. Rezultat i studimeve të psikologëve është mbështetur mendimi i mësipërm. Prandaj duhet që në projekt të marrë pjesë arkitekti peisazhist.

             Duhet të kemi kujdes zgjedhjen e fortësisë së ngjyrës jeshile të bojës, dhe cilësinë e saj. Ajo kurrë nuk duhet të hidhet siç lyejmë muret e shtëpiave.  Boja jeshile hidhet jo uniforme, duke krijuar figura të rastësishme, me ndërprerje dhe pothuajse në imitimet e kombinacioneve të kuadrateve të tabelës së shahut.  Nuk duhet të hidhet në asnjë mënyrë bimëve të gjelbërta që janë  fiksuar, vegjetojnë, ose rriten në këto kategori sipërfaqesh që shkruajtëm më sipër.

  •  Rrjeta  ne skrapat te gërryera në shkalle të ndryshme.

              Problemi i përdorimit të rrjetave metalike dhe fibrash  të kokos, duhet të gjejn zbatim në shkallë kombëtare. Kështuqë, inxhinierët e pyjeve, inxhinierët mjedisor dhe ato natyralist që këto të fundit i pregatisin disa universitete të botës, duhet të bëjnë projekte, duke njohur thellësisht teknologjitë e kohës dhe të fillohen, të krijohen ndërmarrje të specializuara në këtë fushë.

    Po përsa vallë kjo kërkesë në fillimet e dhjetëvjeçarit të tretë të shekullit të XXI? Sepse sot në Shqipëri nuk përdorim pilota (Tuba hekuri vertikale mbushur me çimento), pastaj betonizim e veshje me gur, pra mure vertikale anash udhëve e autostradave  dhe hekurudhave në të ardhmen që shpresojmë të ndërtohen.          

                         Në Shqipërinë e sotme për të hapur  trase të udhëve të makinave etj. punojnë vetëm skavatorët dhambë  çeliktë, duke hapur skrapata  me sipërfaqe të mëdhaja, mbi të gjitha me lartësi të pa arritshme.  Të cilat krijojnë kushte të favorshme për zhvillim gërryerjesh të tre shkallëve, rrëshqitje, shembje  masive etj. me rrezikshmëri për makinat që lëvizin, burim i madh aksidentesh dhe  shëmtime të peisazheve. Atëhere në projekte duhen parashikuar me doemos ndërhyrje të këtyre specialistëve për parandalimin e rrezikshmërive, zhvillimt të gerryerjeve dhe zbukurimin e peisazheve.

    Rjetat metalike me dritare të madhësive të ndryshme që varen nga lloji i shkëmbit ose e tokës se skrapatës, por edhe nga raporti këtyre të dyave.  Kjo teknikë përdoret për skrapata udhësh makinash, autostradash, për gurore të llojeve e madhësive të ndryshme për vend shkarkime gurësh etj. të tuneleve të ndryshme që hapen kur ndërtohen udhë të tilla. Kjo përdoret zakonisht për skrapata të pjerrëta ose shumë të pjerrëta krejtësisht prej gurësh ose 80 % gur e tjetra tokë, kuptohet në përzierje njëra me tjetrën.  Shtrirja, fiksimi bahet me shufra hekuri në forme ‘’U’’. diametri i shufrave varte nga lloji i formacionit shkëmbor, sipërfaqja dhe vertikaliteti i  skrapatës.  Vrimat bahen me martela të vegjël. Punëtorët duhet të lidhen me rrypa sigurimi, litar etj. Sigurimi teknik i tyre duhet të jete  në qendër të vëmendjes e sipas rregullave teknike të sigurimit.

  •  Rjeta prej fibrash koko

         Janë tekstile që prodhohen nga pjese të trupit të palmave të Kokos (Coccos   nucifera). Janë me prejardhje organike dhe me kalimin e kohës shkatërrohen (pas 4-6 vjet.).  Thuren në formë rrjetash me përmasa kuadratesh të ndryshme. Trashësia e fijeve që thuren rrjetat janë të ndryshme. Zgjedhja e tyre për përdorim duhet të zgjidhet nga inxhinier natyralistë  ose mjedisorësh.  Element ky mjaft i randësishëm për të ardhmen e skrapatës, vend nxjerrjes të dherave,  vendshakrikmeve, ose depozitave të dherave të ndryshme.

  Këto rrejta janë të përshtashme kryesisht për skrapata prej dheu përzierja me copa gurësh të vegjël jo ma të mëdhenj se 5 cm.  diametër.  Me pjerrësi të ndryshme e përbërje mekanike, struktura,  dhe tekstura. Kurrë nuk duhet të përdoren në skrapaatat shkëmbore. 

    Kjo mënyre e shtrirjes së rrjetës ekologjike të kokos ka gjetur përdorim të gjërë sepse janë materiale organike,  të lehta, thurjet pranojnë ajrimin, kryejnë rregullisht kalimin e ujërave,  ruajnë Ph që ka vetë toka e skrapatave,  ruajnë lagështinë, janë ekologjike dhe të shkatërrrueshme me kalimin e kohës, pra kthehen në material  organik, kalben, shpërbëhen.

   Si rregull duhet të vendosen, fiksohen para se të filloj të mbijnë e zhvillohen bimë të ndryshme, barishtore një ose shumë vjeçare, shkurre, shkurrëza e bimësi të drurëve pyjor.

       Rekomandohet kjo mënyrë rrjetëzimi sepse, pengon gërryerjet e shkallës së parë, ndalon pjesë vegjetale te bimëve ndër kuadrate, bashkë me këto edhe fara të bimëve të ndryshme. Por kjo duhet të shoqërohet me mbjellje me barëra e shkurre të llojeve të ndryshme.  Të dya këto ndihmojnë në krijimin e shtresës vegjetale si mbrojtëse e pa zëvendësueshme dhe e përhershme e këtyre mjediseve si dhe zbukuron mjediset e udhëtimit  të kalimtarëve me mjete të ndryshme transporti.

    Teknologjia e mbjelljes dhe makinat pompuese

     Një mënyrë mbjellje livadhesh ose shkurresh  me fara, në  relieve, skrapata etj. që nuk mund të kryhen nga njeriu me dorë ose me makineri mbjellëse si në rrafshina ose shpate pak të pjerrëta. Kjo mënyrë kultivimi me mjete të mekanizuara është mjaft e përdorshme në vendet e zhvilluara, si dhe në Evropën perëndimorë. Sipërfaqes ku do të mbillet, nuk i bëhet asnjë lloji punimi. Mbjellja kryhet Shtator –  Dhjetor dhe Shkurt – Mars.  Koha e mbjelljes varet edhe nga  zonat klimatike ku do të kryhen punime të kësaj natyre.

      Me anë të makinave  me rezervuar mbi atë dhe nëpërmjet një sistemi pompash,  hidhen (sprucohen) së bashku, uji i përzier me pleh, fara të barërave të ndryshme të të njëjtit lloji ose  me bashkëshoqërime, pra fara të disa llojeve, ngjitëse (shkumë material organike.) dhe masë bimore e grirë.  Sëbashku i ngjajnë një mase të qullët e cila ngjitet në sipërfaqen e hedhur.  Kjo mase krejtësisht biologjike, krijon kushte të favormshme për një mbirje me përqindje të lart si numër farash dhe sipërfaqe.   Gjithashtu derisa barërat të rrënjëzojnë kjo masë qe ka mbuluar sipërfaqen e pjerrët i mbron nga shpëlarja ose gërryerejet e shkallës së parë, pra rrëketë e holla me drejtim nga lart poshtë.

        Cilat janë përparësitë e kësaj metode?  Me një pompim, shpërndahen njëherësh në toka të pjerrëta, të braktisura, në skrapata rrugësh ose vend rrëshqitje, shumë elementë si, farërat, ushqyese bimëzash, mbrojtëses nga gërryerjet,  ngricat, diellëzimi dhe dëmtues të ndryshëm. Një punë e shpejt e lirë dhe që korr rezultatin e dëshiruar.

       Sasia për çdo produkt  përzierje të nevojshme, pra sasia për secilën, varet  nga disa faktor si:  kërkesa e arkitektit ose inxhinierit nga pikpamja estetike e arkitekturës peisazhistike, kushteve fizike e relievistike të vend mbjelljes, kundrejtimi,  pjerrësia, karakteristikat pedologjike të tokës,  lartësia mbi nivelin e detit, zonaliteti i tokave, bimësisë, klimës etj.

   Të hedhim dritë njohje mbi përzierjet e llojeve të barërave  qofshin këto një ose shumëvjeçare. Këto krijesa bashkëshoqërime, janë të besueshme sepse janë kryer eksperimente dhe nga gjetja e tyre në natyrë. Dihet se ende Shqipëria nuk ka krijuar institute, stacione ose ndërmarrje  që merren me mbledhjen e farave e teknologjitë e trajtimit e mbjelljes së tyre. Kështu që janë të detyruar t’i  blenë në shtete të tjera si, Italia, Hollanda etj.

    Dhe ja llojet e bashkëshoqerimit të parë  për të gjitha llojet e tokave.  Shifra në përqindje jep pjesëmarrjen e llojit në bashkëjetesën  që do të krijohet.

Egjër shumëvjeçare (Lolium perenne L.), (V. II, f. 697). 25% pjesmarrja

 Bishtqelëz  kallamngjashme (Festuca arundinacea, Schreber) (V. II, f. 690). 25% pjesmarrja.

Telish, këmbëgjel, (Dactylis glomerata L), (V. II F. 715). 10 % pjesmarrja.

Bishtpelëz e kuqe (Festuca rubra L.), (V. II. f. 694), 10% pjesmarrja.

Jonxhë lupolinë, Jonxhë e zeze (Medicago lupolina L.),  (V. I, F. 571),  10% pjesëmarrja.

(Onobrychis viciifolia Scop), (nuk ka emër shqip V. I, f. 632) 10% pjesmarrja.

Trifil livadhesh,gërklan, mitil bjeshke, dordolinë (Trifolium pratense L), (V. I,  F. 596), 10% pjesëmarrja.

  E dyta, përzierje farash që ju rrezistojn kushteve mjedisore me toka të thata, të varfëra  dhe të pjerrëta. Ja llojet:

 Barthek i ndërmjetëm (Bromus inermis,) (Bromus intermedius  Gruss (J. Vangjeli), (V. II, f. 738), 20 % pjesëmarrja.

Telish, këmbëgjel, (Dactylis glomerata L.), 15 % pjesëmarrja.

(Onobrychis viciifolia Scop), (Nuk ka emer shqip.  V. I,  f. 632) 15 % pjesmarrja.

 Flokëz e livadheve  (Poa pratensis L.). (V. I I,  f. 705). 10 % pjesmarrja.

 Trifil zvarritës, trerremç  (Trifolium repens  L.). (V. I, F. 580).  10  %  pjesëmarrja.

Bishtpelëz kallamngjashme (Festuca arundinacea  Schreber). (V. II, F. 690). 10 % pjesëmarrja.

Jonxhe e kultivuar (Medicago sativa L.), (V. I, F. 572). 5 % pjesmarrja.

Trifil zvarritës, trerremç  (Trifolium repens  L.),  (V. I, F. 580).  5 % pjesëmarrja.

Thuepulë brinoke, Gëveshëza e brirt, (Lotus corniculatus L.). (V. I,  f. 612). 5 % pjesëmarrja.

Arrhenatherum elatius. (lloje tërshërze, nuk trajtohet në J. Vangjeli, Atl. Fl. Shq. Vol, I, II.  T. 2016, 2018).  5 % pjesëmarrja.

    Së treti, përzierje farash për lloje që vegjetojnë mirë në zonat malore.  Kuptohet kjo varet edhe nga kushtet stacionale etj. Dhe lexojm se cilat janë:

Barthek i ngritur, Bilba e ngritur (Bromus erectus Huds).  (V. II, F. 736).  15 % pjesëmarrja.

(Onobrychis viciifolia Scop),  (Nuk ka emër në shqip.  V. I, f. 632). 15 % pjesmarrja.

Telish, këmbegjel, (Dactylis glomerata L), (V. II, F. 715). 15 % pjesmarrja.

 Bishtpelëz e kuqe (Festuca rubra L.), (V. II, f. 694). 10 % pjesmarrja.

Trifil livadhesh, gërklan, mitil bjeshke, dordoline (Trifolium pratense L),  (V. I,  F. 596).  10 % pjesëmarrja.

Egjër shumëvjeçare (Lolium perenne L.). (V. II, f. 697).  25 % pjesëmarrja.

Flokëz e livadheve  (Poa pratensis L.). (V. II, f. 705) 10 % pjesëmarrja.

(Festuca ovina).  (Bishtpelëza, nuk trajtohet në J. Vangjeli, Atl. Fl. Shq. Vol, I, II T. 2016, 2018).   6 % pjesëmarrja.

Thuepulë brinoke, Gëveshëza e brirte, (Lotus corniculatus L.).   (V. I, f. 612).  5 % pjesëmarrja.

Grashinë leshore (Vicia villosa Roth.), (V. I. f. 535).  6 % pjesëmarrja.

    Sasia e farës që duhet të hidhet është 35-45  g/m2 , por kjo varet edhe nga lloji i farave të bimëve, barishtore, shkurrore, drunore që përdoren. Trashësia e materialit të shtrirë (Shkumës) të përhapur përgjatë sipërfaqeve, duhet të jetë 1- 2 cm. trashësi.

   Makinat pompuese  janë të    sasive të ndryshme të përzierjeve që trasportojn  sipër saj, si 500 l., 1000 l, me përzierëse mekanike hidraulike, tubin me gjatësi 20-40 m dhe mbajtësen me sprucatorin.

   Në skrapatat me gërryerje të shkalles së dytë e të trete duhet të përdorim prita të thjeshta me gardhe teke ose çifte, ose mure guri të thate.  Pastaj vendosim rrjetat metalike, prej teli, sipas përroskave, fiksuar në prita. Mbi këto skrapata kemi drurët e rinj të pishave të egra.  Pylltarët e mëparshëm na mësojne se pisha e egër: ‘’Frutifikon herët qysh në moshën 8-10 vjeçare…,, (V. Marku. B. XHeku. Dentrologji.  f. 75. Tir. 1999) dhe me tej:  ‘’Mbjellja me farë ekzekutohet, pra sa të fillojn shirat e vjeshtës, me fidan…  deri nga  gjysma e parë e marsit.,, ( I. Mitrushi, ‘’Dr. e shk. e shq. Tir. 1955)    Si përfundim shkruajm se përdorimi i pritave, vendosja e rrjetave, edhe hedhja në skrapat e farave të saj me përzierjen, fara, ushqim, ngjitëse, mbrojtëse nga semundjet e gërryerjet na sigurojn veshjen  me pisha të disa skrapatave  ku pjerrësia nuk shkon më shumë se 50 %  teknologji që rekomandohet të përdoret.  Lind pyetja po kërkesat e saja ekologjike a na lejojnë, të zbatojmë mbjellje me këto teknologji? Sigurisht mbështetur në burimet e shkruara të  studiuesve të pylltarisë shqiptare mund t’i zbatojmë. Dhe ja pse: ‘’…preferon tokat gëlqerore të lehta dhe të thata, por bin(mbin) në çdo lloji toke tjetër që ska përfund argjilë, sado e thatë dhe e varfër që të jetë, dhe vetë në rërë të gjalle e gurë jeton pisha e egër.,,(I. Mitrushi, po aty).  Dhe më tej kërkesat ekologjike vërtetohen se: ‘’Ёshtë lloje me kërkesa të pakta ndaj tokës, përshtatet në të gjitha llojet e terreneve…,, dhe ‘’Ёshtë më rezistentia ndërmjet pishave i kushteve ekstreme të nxehta e të thata  të mjedisit mesdhetar.,, (V. Marku, B. Xheku, Po aty)

      Arsyetimet e mësipërme, përforcohen e shtojn bindjen tonë edhe sepse  kjo lloje pishe  vegjeton në mënyrë natyrore, ‘’…në vendin tonë, takohet prej Shkumbinit deri në Seman si dhe në dy anët e grykës së Vjosës.,,(I. Mitrushi,   Dr. Shk. të shq. F. 48. Tir.1955)  por edhe:‘’Formon grumbuj natyror të përzier me pishën e butë në Divjak e Pish Poro…,, (V. Marku. B. Xheko. Po aty). Rezultatet e saja me mbjellje me fidana dhe me farë dëshmojnë për rezultate të kënaqshme. Dhe ja lexojmë:‘’…e kultivuar është e përhapur…në formacione gëlqerore e silicore të zonës Lauretum (Dafinës) siç është Krasta e Krujës dhe e Elbasanit. Zona e Kërrabës (Tiranë)…,,(V. Marku, B.  Xheku. Po aty)

     Të vazhdojmë të vëmë në dukje rezultatet:’’… janë pyllëzimet me pishë të egër dhe të butë në Krastën e Elbasanit, filluar para vitit 1960  dhe vazhdojnë në të dy anët (brigjet) e lumit Shkumbin  me shkëmbin amnor ultra bazik, duke shkuar deri në afërsi të qytetit të Librazhdit,  të cilat janë mjafte të suksesshme.,, (Inxh. Edi Asllani, 10.02.2024)

    Për këto skrapata mund të përdorim sallgamin ose akacien, me fidana një ose dy vjeçar, mjaft e përshtatshme në këto lloji relievesh e struktura tokash. Edhe kjo si lloje pionere ka dhanë rezultate në objekte pyllëzimesh në  Korçë, Vlorë, Shkodër, Përmet, Gjirokastër, Durrës Lushnje edhe në rrethin e Dibrës së Poshtme.   Dhe ja një nga rezultatet e fundit: ‘’Unë kam mbjell një objekt, rreth viteve 2007- 2008, sipër metalurgjisë dhe qytetit në Rubik. Skema 3 X 1 m. me  llojet, Pishe e egër e kombinuar me akacie…  ka patur 80 % zënie. U ruajt nga dëmtimet, kafshë etj me sipërfaqe rreth 10 ha.,, ( Pjetër Gjikola,15.04 2024)

      Në skrapatat e udhës së ‘’Arbërit,, mund te mbillet me fara ose dhe fidana me moshë një ose dy vjeçar.   Gjithashtu edhe lloje murrizash  me fidana, rezultatet do të jenë të kënaqshme, ku në qendër  të punës e kujdesimeve duhet të jetë, ujitja dhe mbrojtja nga kullotja e kafshëve shtëpiake.

   Përfundime.

  •   Nga përshkrimi gjeografik i kryer, duhet të synojmë të kalomë në veprime konkrete. Njëra prej të cilave  mund ose duhet të jetë. Vendosja e tabelave ku të shkruhet emri i fshatit, lagjes, emrat e tuneleve dhe vendndodhjet e  vendbanimeve  historike që  shtrihen përgjatë trasesë të kësaj udhe.
  • Vendosja në skrapata e rrjetave të telit ku janë  shkëmbinj të thepisur ose  shkëmbinj e tokë me shenja ose mundësi rrëshqitje  në skrapata, gurore etj.  Fiksimi i tyre me ganxha hekuri me formën ‘’U,, Kontrolli dhe mirëmbajtja duhet të jetë i vazhdueshëm.
  • Vendosje e rrjetave  tekstile të kokos, në skrapata me përbërje toke. Mbjellja e tyre me pompat e sprucimit sipas teknologjive dhe agroteknikës të përshkruara më sipër.   Kujdesimet të kryhen deri sa të sigurohet mbulimi tyre me të gjelbërtën e bimëve të mbjella.
  • Vendosja e rrjetave prej teli në skrapata me gërryerje të shkallës së dytë dhe të tretë. Shtrirë sipas përroskave dhe fiksuar në prita prej gardhesh ose mure guri të thata. Hedhja e farave të akacies. Ndërsa aty ku mbi ato, ka dru pyjor, pisha të egra ia lemë  natyrës të na ndihmoi.
  • Në skrapata   me pjerrësi jo më shumë se 50%, mbjellje fidanash akacie e pishe të egër në grupe, jo përzierje intime.  Kujdesime  kulturore përgjatë të paktën tre vjetësh.
  •   Në ballet e tuneleve  hedhje  dheu atje  ku nuk ka. Mbjellje fidanash murrizi ose mbjellje livadhi natyror sipas teknologjive e agroteknikës sipër përshkruar.
  • Në sprucimin me beton të skrapatave të lihen sipërfaqe  jo më shumë se 1 mpa u hedhur çimento. Pastaj të hidhen fara me sprucim shoqëruar me landën ngjitëse, organike ushqyese e mbrojtëse nga gërryerjet.  Ku ka mundësi mbjellja e një fidani akacie, pishe të egër ose murrizash.

*                                 *

              *

     Përshkrimi udhetues i  udhes së ‘’Aberit,, nxori në pah peisazhe me arkitektura e  pamje bimore  e relievesh mjaft të ndryshme. Hapsira relievesh prane udhës në trajtesë që duhet të ushtroi veprimtari  njeriu, për t’i shpëtuar nga shpërfytyrimi e burimi i aksidenteve. Teknikat e përdorura, teknologjite e rekomanduara duhet të zbatohen, për të ndryshuar pamjen e peisazheve dhe mbrojtjen e tyre nga gërryerjet. Gjithashtu duhet te zbatohen për qetësimin  shpirtëror të udhëtarëve, mbajtjen në zgjim shoferët e makinave të ndryshme dhe zbukuruar peisazhet.

   Zbatimi i tyre ka vlera mbare kombëtare, prandaj kryerja e tyre në kohë e  hapsirë dhe sipas këshillimeve teknike është edhe një shkollë e mire që duhet mësuar teorikisht e zbatuar paktikisht. Qëllimi zbatimit të tyre  është edhe mbrojtja e skrapatave të xhveshura , sapo të punuara, nga kafshimet e  faktorëve klimatik të cilat shkëputin materialet e ngurta dhe njëkohesisht i trasportojn ato në kanalin ose tabanin e udhës…

                                                Dr. Selman Meziu

(Shënim: V. I, II, F. 535. Do të thotë që emrat shqip dhe autori i emërtimit të bimëve janë marrun ne librat e  Akademik Jani Vangjeli, Atlasi I Florës të Shqipërisë, Volum,  I, II. F….. Tiranë 2016, 2018)