Godo Mehmetaj:Fli o popull i pa fat


FLI O POPULL I PA FAT

Fli o popull i pa fat

se vendi eshte bere lugat

dhe po s pate buken thate

fli e mos mbaj inat.

Fli o i mjeri popull

mire ta kane gjetur koken

te kane ndare ne parti

te trajtojne si bageti.

Ata hane e s kane te ngopur

ti nga mbrapa sokelli

sa marrin ne dore fronin

pastaj bejne kakerdhi.

Fli o popull i pergjumur

se ne djep te kane tundur

si iken shkuan pesedhjete vjet

po ikin edhe tridhjete.

Fli o popull i percare

si i vdekuri pa varr

fli se je i pergjumur

ndaj ke dale gjithmon i humbur.

Fate ziu popull fli

fli se nuk te dalin zot

nga e pret nje dite te mire

me nje traste hedhur ne shkop.

Fli o popull i pa zemer

me sy hapur shikon enderr

e mban mendjen nga europa

qe na ka ndare ne copa.

Fli o popull i percare

shume here te kane vrare

fli po drite s ke. per te pare

s.do kesh lote as per te qare.