KËNGË E ZOGUT SHTEGËTAR!
Erdhi një zog në dritare
krahët hapur nuk u trëb
qëndroj mbi një vazo lulesh
follon cicërone një këngë.
Ju afrova dal nga dal
zgjata dorën me thërrime
ai gjumin ma ka prishur
këndon te dritarja ime.
Këngë e zogut shtegëtar
më duket se këndon shqip
un dritaren e mbaj hapur
të vijë të këndoj për ditë.
Ty o zog të hoqi rruga
dhe kaq largë edhe më gjete
ajo këngë është edhe imja
nuk e mbaje dotë për vete.
Kënga jote si një ëndërr
fluturoj e morì dhenë
më prit tutje nga pranvera
do vi do ta gjej folenë.
