Grimca-Donike Rrethej


E pakohë …..
asht koha qi ikë,
e vjedhun tesh.
Edhe sod Zotat lexuen sinfonit ,
rishtas n’heshtjet e bardha ku nji kor ?!
Kndon mbrenda shpirtnave t’brishtë…
nji himn zemre.
Ah , sa e trishtë kjo kohë ….
qi grimcohet nër gishtat e mij ,
tuj ra para mejet pluhun .
Statuja t’rreme….
emna t’fshim….
zemra t’thyeme….
shpirtna t’ikun….
Eshtna kujtimesh qi nëpër kamb i marrim,
tuj i tretë n’kohën qi ik,
e vjedhun.
E pakohë.

E unë ?!
Nji grimcë e saj ndjeku askënd ….
veç hijes teme i bahem peshë.

E unë ?!
Nji grimcë e saj ndjeku askënd ….
veç hijes teme i bahem peshë.