Grua e bukur-Nuri Plaku


Grua e bukur që erdhe papritur
E më hodhe në sy
Një grusht me vetëtima stuhish,
Tashmë
Ti je brenda meje,
Kthyer në gur rrufeje
Dhe rëndon
Sa një lamtumirë.

Eja të puthemi me vdekjen para se të ikësh
Diku në shtigjet e mbushur me ulërima ujqish,
Atje ku magjistarët
Kërkojnë
Gurët e rrallë të qiejve.

Në kafazin e gjoksit tim
Ulërin bisha e fatit
Me gurin e rrufesë në gojë.

Grua e bukur që erdhe papritur,
Merre atë gur para se të ikësh
Dhe hidhe diku
Në një lumë të ngrirë gjaku.

Grua e bukur që erdhe papritur,
Merre atë gur para se të ikësh
Dhe hidhe diku
Në një lumë të ngrirë gjaku.