Gruaja je ti-Llesh Gjoka


Llesh Gjoka

Ti je e para në zgjim, e fundit në shtrat ke ikur

Ti je tryezë e shtruar, shtëpia brof e gatitur

Ti je kujdesi i pamunguar, dashuri, gacë e pafikur

Je zë i butë i pajtimit dhe shpesh toni i ngritur.

Aty ku ngrihesh ti, në këmbë është gjithë shtëpia

Ngjallet i sëmuri, plaku, gazmon në qosh fëmija

Kur vjen si një dallgë e shtruar, zbohet kudo vetmia

Me lutje edhe djajtë i zbut, me ty flet perëndia.

Kurrnjëherë nuk u qave, frenat në dorë i merr

Kudo lëviz si frymë, në dritë apo në terr

Sapo një shenjë e vuajtjes nis, ti gëzimin ndez fener

E papërkulur, ashtin hekur, kryelartë si përherë.

Llesh Gjoka

Kurrnjëherë nuk u qave, frenat në dorë i merr

Kudo lëviz si frymë, në dritë apo në terr

Sapo një shenjë e vuajtjes nis, ti gëzimin ndez fener

E papërkulur, ashtin hekur, kryelartë si përherë.