Gurët e kullës-Kasam Shaqirvela


GURËT E KULLËS

Gurët e rëndë prej tokës Nënë
kahera,…
i ke gërmuar,
me duar e thonj i ke rrëmuar,
dimrash për pranvera
me djersën e ballit,
e herë-herë dhe me gjak
kalëruar hallit…
ua ke larë dheun e ngjitur për to,
tokën që i mban fort
të lidhur për At-Dheun
me forcën e unit tënd
në bredhje anekënd
i ke vënë përmbi shpinë,
duke pështyrë gjak …
ndonëse nuk e pate hak
veç njëherë dashte për të qarë
se s’durove të rrish ndër shkja
por loti yt t’u tha në qerpik
duke ikur rrugëve të botës…
sa herë mbas shpine të binin me thik’
për atë fatin tënd të zi,
ashtu sikurse i rrotës.
që s’ndalet duke u sjellur botës.
*
Por në udhëtimin tënd
të gjatë dhe hyjnor
rrëpirëjetës së vështirë
iu solle shekujve mbarë,
si të vjetër edhe të rinj
jo veç për t’i parë, por
në rrahje zemrash për Shqiptari
dhe për ta ndërtuar
kullën tënde të jetës,..
të cilën, s’do mend se,
do t’ua lëshë trashëgim brezave
të ngrohen dimrave të acartë,..
e të strehohen prej qiellit të vranët
për t’u bërë ballë …,
ndër shekuj krahnezave!
*
Por dhe fletë jete për për të shfletuar…
Motit të Keq për të mos u ligështuar
dhe, pas vajtjes sate, atje në amshim!
vetëm vepra jote ka pë të të përmendur
për aq sa ti jetës sate pate rendur
për te dashtunin e të shtrenjtin,…
At-Dheun tënd e tim..!