Eja miku im !
Kam kohë që të pres, u bën’ ditë që më mungon!
Eja , kafen e përditëshme të pimë,
Të vrasim kohën ”pa vlerë”, që aq shumë vlerë ka
e vlerën s’ia dijmë, por as emrin.
O Zot , po ç’emër ka kjo kohë?!
Rreth nesh fytyra të zverdhura , njerëz të lodhur.
Ku të gjithë janë kundër të gjithëve, komunikojnë me bebe syri,
e në heshtje numërojnë qindarkat e kafesë…
Eja , eja …
Eja të flasim për artin;
Bekuar nga shpirtra të vdekur
mbajtur peng’ nga Jagot,
Faraon tempujsh hijerëndë
Lordët e shkresave , ata të cilët firmosin me duar
të pista , e që s’dinë të flasin Shqip!
Eja miku im të ndajmë brengat, dhembjet e hallet, pranë detit që hesht,
në qetësinë e tij të frikshme !
ç’ngjyrosur , plakur, baltosur e lerosur nga të ”fortët!
Kjo shoqëri do Jago …
Jeta në tokë më ngjason me një zoopark, ku mbijetojnë bishat!
Eja miku im, eja po të pres…
Po hajde ore, se u ftoh’ kafeja!
Kushtuar Muhamet Likos
Shkroi :EDUART FRAKULLA PASHA VLONJAT